Lajme
Kosovarët nuk shkojnë më si xhihadistë në Lindjen e Mesme
Tashmë, numri i luftëtarëve nga Kosova që janë bashkuar me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme, e që ishte dikur më i larti për frymë në Evropë, është ndalur, sipas zyrtarëve qeveritarë, analistëve dhe ish-luftëtarëve.
Tashmë, numri i luftëtarëve nga Kosova që janë bashkuar me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme, e që ishte dikur më i larti për frymë në Evropë, është ndalur, sipas zyrtarëve qeveritarë, analistëve dhe ish-luftëtarëve.
Sipas ekspertëve, kthesa vjen pas një goditjeje të qeverisë ndaj rekrutimit të ekstremistëve në Kosovë, një fushate edukimi për të treguar të këqijat e grupeve radikale, dhe një rënieje të thirrjeve për militantizëm nga Shteti Islamik.
“Kosova ka bërë punë të mirë në angazhimin e drejtpërdrejtë të komuniteteve myslimane lokale në përpjekjet për të edukuar anëtarët e tyre ndaj rreziqeve të redikalizimit”, deklaroi Sarah Bedenbaugh për ‘Zërin e Amerikës’, një eksperte e Ballkanit në Këshillin e Atlantikut, me qendër në Uashington.
Vendi pa dalje në det, ka luftuar me rritjen e redikalizimit të rinisë myslimane që u shtua me fillimin e luftës civile siriane në vitin 2012. Gati 93 përqind e popullsisë prej 1.7 milionë banorë të Kosovës janë me traditë myslimane. Të rinjtë në Kosovë u tërhoqën nga xhihadi, ndërsa papunësia e lartë e kësaj grupmoshe dhe edukimi i ulët i la ata të zbrazët, thonë analistët.
Sipas statistikave të qeverisë kosovare, 314 qytetarë të Kosovës u bashkuan me grupet e armatosura në Siri përfshirë grupe ekstremiste si Shteti Islamik, Fronti al-Nusra, dhe Ahrar al-Sham, përcjell albinfo.ch.
Afërsisht 75 luftëtarë nga Kosova mbeten në vijat e frontit në Siri, deklaroi, Fatos Makolli, drejtor i antiterrorizmit në policinë e Kosovës. Së paku 57 shtetas të Kosovës kanë vdekur në konfliktet në Lindjen e Mesme.
Por, pak tani po largohen për në Siri dhe të paktën një e treta janë kthyer, thonë zyrtarët. Të paktën 110 qytetarë të Kosovës që luftuan në Siri me grupe të ndryshme islamike janë kthyer në atdhe, thonë autoritetet.
Kosova është vendi më i vogël në rajonin e Ballkanit me një popullsi me shumicë myslimane. Vendi fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











