Lajme
Vuçiç: Shqiptarët janë njerëz të besës, duhet bashkëpunuar me ta
Dy vjet pas lëshimit të dronit në Beograd, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç i ka quajtur shqiptarët njerëz të besës dhe ka kërkuar që të bashkëpunohet me ta
Sot u bën dy vjet kur stadiumi i Partizanit në Beograd u ndez flakë pasi u lëshua një dron me flamurin “Autokton” të shqiptarëve në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri. Dy vjet pas, kryeministri shqiptar Edi Rama po qëndron në Serbi për vizitë tre-ditore në Forumin e Biznesit Shqipëri-Serbi. Pas dy vitesh edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç i ka quajtur shqiptarët njerëz të besës dhe ka kërkuar që të bashkëpunohet me ta.
“Shqiptarët janë njerëz të besës, prandaj duhet punuar me ta”, tha Vuçiç, i cili ka vlerësuar lart shqiptarët si karakter, duke kërkuar nga biznesmenët serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri. Ai tha se në kohën kur ekonomia është e rëndësishme, ky është patriotizëm dhe kjo është rruga e vetme që duhet ndjekur.
“Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes”, tha Vuçiç.
Forumi i Biznesit Shqipëri-Serbi në qytetin e Nishit ka zgjuar kureshtjen e qindra gazetarëve dhe biznesmenëve serbë. Në një takim më të relaksuar se në Beograd, tani duket se gjuha ka ndryshuar, citon TCH.
Edi Rama në Nish ka theksuar se nëse shihet mbrapa, është arritur shumë në marrëdhëniet në mes të dyja vendeve. Ai tha se në atë kohë nuk mund të imagjinohej një takim i tillë.
“Një nga arsyet pse ne prodhojmë më shumë histori sesa ç’mund të presim është se jemi të vegjël dhe kur vjen puna të mendojmë për tregun, tregjet tona janë shumë të vogla të ndara nga njëri-tjetri në një botë që sa vjen dhe bëhet gjithmonë e më e egër nga pikëpamja e konkurrencës. Por, nëse ne arrijmë që kush investon në Tiranë, Beograd, Prishtinë, Podgoricë e kështu me radhë të mos investojë thjeshtë brenda kufijve të një tregu të vogël, por të investojë në një treg të gjerë rajonal kemi garantuar një kapërcim historik për njerëzit në funksion të zhvillimit dhe mirëqënies së tyre”, tha Rama.
Forumin e ka hapur Marko Cadez, kryetar i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, i cili tha se ka bërë një punë që duhet vazhduar në përmirësimin e marrëdhënieve. Ai, fjalimin e tij e hapi duke cituar një kronikë të Top Channel si shembull: “Kam parë një kronikë të një televizioni shqiptar për sallatën shqiptare që gatuhet vetëm në Nish. Kjo është një nga 100 kronikat që janë bërë për këtë…” tha ai.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











