Lajme
Qeveria ofron përkrahje për kompanitë eksportuese
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shpreh përkrahjen e Qeverisë për kompanitë që eksportojnë dhe ofrojnë shërbime jashtë vendit. Ndërsa ministri Valon Murati fton kompanitë nga diaspora të vijnë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe ministrin e Diasporës, Valon Murati, vizituan njërën nga kompanitë më të suksesshme në Kosovën e pasluftës, me investime nga diaspora, që merret e teknologji informative “3CIS”,
Kryeministri vizitoi ambientet e punës dhe bisedoi me drejtuesit dhe punëtorët e kësaj kompanie lidhur me punën, rezultatet e deritashme dhe projektet e tyre në të ardhmen. Ai me këtë rat ofroi mbështetje të fuqishme qeveritare për këto kompani të suksesshme që produktin e tyre e eksportojnë jashtë vendit.
Mustafa dhe ministrat e tij u pritën nga drejtori, Kujtim Tali me bashkëpunëtorë.
Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë sukseset e arritura nga kompania “3 CIS”, me theks të posaçëm në tregun ndërkombëtar, duke veçuar faktin që Kosova ka një firmë kaq të suksesshme dhe me renome botërore. Ai po ashtu, ofroi përkrahjen e Qeverisë për kompaninë e cila ka mbi 100 të rinj profesionistë të përsosur në punën e vet, të cilët kryejnë operime në mbarë globin.
“E gjitha puna e kompanisë “3CIS” është punë e eksportit, të gjitha shërbimet eksportohen në botën e jashtme dhe gjitha ato janë të themi eksporte të pastra. Është firmë e cila ka treguar rezultatet më të mira në këtë fushë. Unë kam ardhur sot që t’ju shpreh respektin e Qeverisë për punën shumë të mirë dhe shumë të suksesshme që kanë bërë, t’ju shpreh po ashtu përkrahjen për të gjitha kërkesat e tyre dhe problemet e tyre me të cilat janë ballafaquar dhe ballafaqohen në mënyrë që ato t’i tejkalojnë”, tha kryeministri.
Më tej, ai vlerësoi faktin se në këtë rast bëhet fjalë për një firmë e cila punon me fitime dhe e cila ka rezultat të shkëlqyeshëm financiar.
“Por, para së gjithash është firmë e cila punon në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit, për të cilën ne kemi thënë se kemi shumë të rinj të interesuar dhe jemi një vend potencial me një popullatë të moshës së re të orientuar në këtë fushë, e cila mund të marrë përvojat dhe shembullin më të mirë në këtë kompani ku jemi sot”, tha kryeministri Mustafa.
Drejtori Kujtim Tali, e falënderoi kryeministrin Mustafa dhe ministrat Bajrami e Murati për vizitën që i bënë kompanisë “3 CIS”, duke e njoftuar me proceset e punës dhe projekte e tyre në të ardhmen.
Edhe ministri Murati u shpreh krenar për faktin që në Prishtinë, mbi 100 vajza e djem të rinj, inxhinierë të shkëlqyeshëm ofrojnë këto shërbime të nivelit më të lartë për kompanitë më në zë botërore si Orange, Vodafone, Cisco etj.
“Edhe ky është një shembull i rëndësishëm i nevojës për të hapur sa më shumë mundësitë për investimet nga diaspora, të cilat mund të kthehen në një vlerë të shtuar të jashtëzakonshme si në planin financiar ashtu edhe në atë të resurseve njerëzore”, thotë Murati.
Ndryshe, Kompania “3 CIS” u themelua ne nëntor të vitit 2008, kryesisht në pronësi me kapital Amerikan. Specializimi i tyre fillestar ishte ofrimi i shërbimeve 3G/4G, në veçanti ofrimi i shërbimeve profesionale për operatorët botërorë të rrjetave të telefonisë mobile.
Mirëpo në vitin 2014, Administrata Tatimore e Kosovës e ka gjobitur me 530 mijë euro këtë kompani me arsyetim se nuk ka paguar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Kjo kompani thotë se 100 për qind të shërbimeve të saj i ka eksportuar jashtë Kosovës, prandaj nuk ka përse të paguajë TVSH në Kosovë.
Kjo gjobë e ka shtyrë fillimisht këtij kompani t’i largojë nga pune 30 punëtorë dhe të rishikojë mundësin e zhvendosjes nga Kosova.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









