Tematike
Numër simbolik i votuesve në Bernë, fiton kandidati i BDI-së
Megjithëse dalja e votuesve ishte shumë e vogël, kandidati i BDI-së ka fituar shumicën e votave të elektoratit në Zvicër
Në listën e veçant votuese për Zvicër, në Bernë, prej datës 25 prill deri më 4 maj, Komisioni shtetëror Zgjedhor i ka pranuar vetëm 990 votues, ndërsa 676 kanë qenë të refuzuar.
Prej tyre, më 04 qershor 2011, të shtunën, në vendvotimin 5029, të njësisë zgjedhore 8 (për Europë dhe Afrikë), në përfaqësinë diplomatike të Maqedonisë në Bernë të Zvicrës kanë votuar vetëm 433 votues.
Këto të dhëna i ka bërë publike për Albinfo.ch, nënpunësi diplomatik i Republikës së Maqedonisë, i cili ishte i autorizuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë që të mbështesë në logjistik këtë proces zgjedhor në përfaqësinë diplomatike të Maqedonisë në Bernë.
Ai tha se procesi zgjedhor në këtë përfaqësi diplomatike është zhvilluar sipas Kodit zgjedhor, në suazat normale, të lira dhe sipas standardeve demokratike.„Megjithatë dita e shtunë, është vlerësuar si një ditë kremteje ngase për herë të parë në historinë e Maqedonisë iu mundësua qytetarëve të votojnë edhe jashtë vendit“, ka thënë Ekrem Ebibi, i cili po ashtu ishte i autorizuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor të pranojë materalian zgjedhor dhe të ndihmojë zbatimin e këtij procesi në Bernë.
Nga Maqedonia për të zbatuar këtë proces zgjedhor jashtë vendit, kishte udhëtuar Këshilli Zgjedhor i perfaqësuar nga Xhemajl Ramadani nga Kumanova. Këshilli Zgjedhor ishte përfqësuar nga partitë politike qeveritare dhe nga partitë më të mëdha opozitare.
Po ashtu procesi ishte vëzhguar nga vëzhguesit e partive poltike nga VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.
Kandidatin e BDI-së, Ismail Behluli e kishin votuar 237 votues, derisa ai i VMRO-DPMNE-së kishte fituar 171 vota. Kandidati i PDSH-së kishte marrë 14 vota ndërsa kandidati i partisë politike Demokracia e Re vetëm 7 vota..
„Maqedonasit ishin më të mobilizuar sesa shqiptarët“, ka thënë Ekrem Ebibi.
Ndonëse ishte hera e parë që u mundësohet qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në Diasporë, këtë mundësi nuk e kishin shfrytëzuar as ata qytetarë që paraprakisht ishin regjistruar në listën e veçantë zgjedhore për Zvicër. Kështu që rreth 150 qytetarë të Maqedonisë edhe pse ishin paraqitur ditën e votimit, nuk kishin pasur mundësi të realizonin të drejtën për të votuar ngase nuk posedonin dokumente valide të Republikës se Maqedonisë.
Por edhe 50 qytetarë të tjerë ishin refuzuar ngase nuk ishin regjistruar në listat e votuesëve ashtu sic ishte paraparë me Kodin Zgjedhor.
Nga ana tjetër, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë ka publikuar sot rezultatet nga votimet në diasporë në tre njësitë zgjedhore.
Në njësinë e 7 Evropë kanë votuar 53 për qind, në njësinë e 8 Amerikë-Kanada 68 për qind si dhe Australi-Azi 77 për qind. Zyrtarët zgjedhor kanë refuzuar të bëjnë publike emrat e kandidatëve që më së shumti kanë marrë vota në Diasporëa
Për herë të parë tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora, një nga Evropa dhe Afrika, një nga Amerika dhe Kanadaja dhe deputeti i tretë nga Australia dhe Azia. Votimi në diasporë është realizuar gjatë ditës së shtunë.
Vendvotimin 5029, në Bernë
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente









