Lajme
Shqiptari Ernest Troshani, shpallet nga Papa Françesku kardinal nderi
Në moshën 88-vjeçare, Dom Ernesti bëhet kardinali i dytë nga Shqipëria, pas Mikel Koliqit të emëruar nga Papa Gjon Pali i dytë
Kur Papa Françescu vizitoi Shqipërinë në vitin 2014, u përlot nga një tregim i një prifti shqiptar, i cili ishte i burgosur për rreth dy dekada, ishte i torturuar dhe maltretuar nga regjimi komunist i Shqipërisë, pasi kishte refuzuar të hiqte dorë nga besimi i tij katolik, shkruan ‘washingtonpost.com’.
Dy vite pasi dëgjoi rrëfimin prekës dhe i puthi duart meshtarit që i mbijetoi regjimit komunist, Papa Francescu e shpall kardinal nderi priftin shqiptar, Ernest Simoni, njohur ndryshe si Ernest Troshani.
“Jam i lumtur t’iu njoftoj se të shtunën, më 19 nëntor, do të mbledh Këshillin e Kardinalëve për të emëruar 13 kardinalë të rinj nga 5 kontinentet. Ardhja e tyre nga 11 kombe shpreh universalitetin e Kishës dhe dëshmon mëshirën e Zotit në çdo cep të globit. Pjesëmarrja e kardinalëve të rinj në Dioqezën e Romës dëshmon lidhjen e pandashme të Selisë së Shën Pjetrit me kishat katolike nëpër botë. Kolegjit të Kardinalëve do t’i bashkohet edhe një prift, që ka dhënë një dëshmi të qartë të krishterë: dom Ernest Simoni, prift i Dioqezës Shkodër-Pult”, deklaroi Papa Françescu.
Në moshën 88-vjeçare, Dom Ernesti bëhet kardinali i dytë nga Shqipëria, pas Mikel Koliqit të emëruar nga Papa Gjon Pali i dytë, përcjell albinfo.ch.
Diktatori Enver Hoxha në vitin 1967 kishte ndaluar tërësisht fenë në Shqipëri, derisa kleriku shqiptar, kishte vuajtur shumë. Kjo nga Kisha Katolike Shqiptare është parë një lloj nderi për sakrificën e tyre.
Ky është një titull nderi, pasi për shkak të moshës, Simoni (Troshani) nuk mund të marrë pjesë në konklava. Por me emërimin e tij kardinal nderi, Vatikani vlerëson edhe njëherë sakrificat dhe martirizimin e klerit katolik në Shqipëri.
Vet Simoni (Troshani) i ka mbijetuar kalvarit të gjatë të mundimeve që nisën Krishtlindjen e vitit 1963, dhe pas 28 vitesh burgu, torturash e persekutimit, vazhdoi misionin e tij të shenjtë në demokraci, me pajtimin e gjaqeve në veri të vendit, duke shërbyer në Dioqezën Shkodër-Pult.
Ky është një nderim dhe mirënjohje, që Papa Françescu i bën Shqipërisë, përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











