Lajme
Shugurohet kisha e “Shën Abrahamit’ në Llapushnik të Drenicës
Ndërtimi i kësaj kishe, që filloi në mars të këtij viti, ngjalli pakënaqësi te një pjesë e qytetarëve, jo se po ndërtohet objekti fetar, por për shkak të vendit
Qindra qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës kanë marrë pjesë në sot në Llapushnik të Drenicës, për të shuguruar Kishën e Shën Abrahamit. Ndërtimi i kësaj kishe, që filloi në mars të këtij viti, ngjalli pakënaqësi te një pjesë e qytetarëve, jo se po ndërtohet objekti fetar, por për shkak të vendit.
Në këtë solemnitet morën pjesë personalitete të larta nga jeta politike e institucionale të Kosovës, përfshirë edhe klerikët fetarë. Meshën e shugurimit e udhëhoqi ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ndërsa u mbajt edhe një program kulturor-artistik i ansambleve dhe grupeve folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka deklaruar se paqja ndërtohet vetëm duke respektuar kishën e xhaminë, duke dashur njëri-tjetrin dhe duke respektuar shtetin
Gjergji ka deklaruar se nuk ka paqe pa dashuri, pa kisha e xhami dhe pa shtet. Ai ka shtuar se Zoti i ka krijuar njerëzit të jenë të lirë dhe jo të sundohen.
“Pse duhet të përpiqemi që t’ia okupojmë shpirtin njëri-tjetrit dhe të mos lejojmë që të jetojmë të lirë. Një mysliman dhe një i krishterë mund të jetojnë në paqe. Për këtë jemi dëshmitarë, disa i janë kthyer fesë së të parëve, që do të thotë të krishterë, dhe disa kanë vendosur që të jenë myslimanë, fesë së baballarëve dhe nuk ka asgjë të keqe”, ka deklaruar Gjergji.
“Ky identitet fetar dhe kombëtar që na bashkon, na jep neve të gjithëve domethënie të veçantë para botës. Simboli i sakrificës së Jasharëve, në vend të kullave, vendi është rrethuar me varre. Ata janë shembulli më i mirë i artit të jetuarit pa nënshtrim ndaj okupimit”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli këtë ditën e konsideroi të veçantë për besimtarët katolikë të Llapushnikut dhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi – simbol i luftës së UÇK-së.
Kryetari Veseli tha se Kosova mburret me atë që të tjerët e quajnë tolerancë ndërfetare, por që në fakt, është diçka më e madhe se toleranca: është bashkëjetesa midis qytetarëve të besimeve të ndryshme, citon “Zëri”.
“Për ne, feja gjithmonë ka pasur kuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit dhe humanizmit. Prandaj, nuk është e rastësishme që nga kjo tokë e bekuar doli edhe simboli më i madh i bamirësisë në botën bashkëkohore, Nënë Tereza. Ne do të vazhdojmë të jemi bashkatdhetarë të denjë të saj, duke ruajtur dhe kultivuar traditën e harmonisë fetare, e cila gjithandej botës po i habitë njerëzit që punojnë për paqen dhe mirëkuptim midis popujve dhe religjioneve”, theksoi Veseli.
Në këtë mënyrë, shtoi kryetari i Kuvendit, po garantohet e ardhmja e Kosovës, zhvillimi dhe integrimi i tij në familjen e shoqërive të lira dhe demokratike, duke dhënë, gjithashtu, shembullin se si bota mund të qëndrojë e bashkuar në dallimet e saj.
Ndryshe, ndërtimi i kësaj kishe që është në një kodër të fshatit Llapushnik kishte ngjallë pakënaqësi tek një numër i madh i banorëve. Madje pasi nisi ndërtimi, disa persona i prishën themelet, duke kundërshtuar ndërtimin kishën në një vend që për shumë banorë ka simbolikën e luftës, sepse kanë qenë të vendosur ish ushtarët e UÇK-së.
Prandaj, ata banorë që deri sot janë varrosur me imam myslimanë, e veten e konsiderojnë katolikë, e ndërtuan kishën me prezencën e vazhdueshme te policisë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













