Lajme
Ashpërsimi i ligjit mbi trafikun po jep efekte: Ulet numri i aksidenteve!
Në polici bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka rënë në 60%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkaq që është ulur edhe numri i shqiptimit të gjobave
Rritja e gjobave që është vendosur së fundi me ligjin e ri për shkeljet në trafikun rrugor duket se po i jep rezultatet e saj. Javët e para të zbatimit të ligjit, kanë rezultuar pozitivisht.
Në polici bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka rënë në 60%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkaq që është ulur edhe numri i shqiptimit të gjobave, raporton KTV.
Në Klinikën emergjente kanë bërë të ditur se ka rënë fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmë, pas aksidenteve.
Gjobat më të larta ishin paraparë për shoferët që tejkalojnë shpejtësinë në zonat urbane dhe jashtë tyre, duke shkuar deri në 900 euro vlera e dënimit, derisa për shkelësit e këtij ligji, parashihen edhe pikët negative të cilat mund të rrezikojnë pezullimin apo edhe anulimin e lejes së vozitjes.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













