Lajme
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Trepçën
Me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë, në sallë
Në një seancë maratonike, Kuvendi i Kosovës ka miratuar pas mesnatës së të premtes, Ligjin për Trepçën. Me miratimin e këtij ligji, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.
Me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë, në sallë.
Ligji e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigandin.
Kuvendi u mblodh, të premten pasdite në një seancë për të shqyrtuar projektligjin për Trepçën, të cilin Qeveria e Kosovës ia paraqiti ligjvënësve nga mesi i javës, shkruan radio Evropa e Lirë.
Me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi vendosi që të kryejë të dyja leximet brenda ditës së premte, për ta kaluar Ligjin për Kombinatin Trepça, që ndodhej ndërmjet rimëkëmbjes dhe likuidimit.
Qeveria e Kosovës dhe administratori i Trepçës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, thanë se kombinati “është pasuri e Kosovës”, duke vlerësuar se Beogradi “është i vetëdijshëm se nuk ka asnjë hise në të”.
Por, të njëjtin pohim për pasurinë e shprehu edhe Beogradi zyrtar, që kërkoi “përfshirje të kësaj çështjeje, dhe, siç tha, të pasurisë së një numri ndërmarrjesh që i takojnë”, në bisedimet e Brukselit.
Opozita në Kosovë, ndërkaq, e cilësoi projektligjin si “të mangët”, sepse e përjashton “Kuvendin nga çdo rol në rastin e Trepçës”.
Ligji në Kuvend u miratua përmes kundërshtimeve të deputetëve serbë dhe protestave të punëtorëve serbë të Trepçës në veri të Kosovës që për tri ditë rresht bllokuan për pak kohë magjistralen Prishtinë-Leposaviq.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











