Lajme
Duhet të ketë më shumë gra në Kuvendin e Kosovës
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme parashikon që në listat e kandidatëve të secilit subjekt politik të ketë së paku 30 për qind të kandidateve gra. Por kërkohet që të ketë më shumë gra në Kuvend
Kuota gjinore në Kuvendin e Kosovës duhet të rritet edhe më shumë se që ka parashikuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, sidomos në aspektin kualitativ. Kështu konsiderojnë ligjvënësit e Kosovës por edhe njohësit e çështjeve politike dh ato nga organizatat e grave.
Në Nenin 27 të këtij ligji parashihet që lista e kandidatëve të secilit subjekt politik të ketë së paku 30 për qind të kandidateve gra.
Luljeta Demolli është drejtoresh ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore. Ajo vlerëson se rritja e numrit të grave në Kuvend, duke u bazuar në kompetencat e tyre profesionale, do të ndihmonte thellësisht në demokratizimin e mëtejmë të jetës politike.
“Kuvendi i Kosovës nuk ka shfaqur vetëdijesim të plotë për rëndësinë e gjinorizimit të proceseve politike. Rrjedhimisht, elementet patriarkale s’janë anashkaluar as nga institucioni më i rëndësishëm në vend. Në këto rrethana është e vështirë për gratë politikane që të fuqizohen maksimalisht në politikën vendimmarrëse pasi ato pengohen nga kufizimet e shumta partiake”, ka deklaruar Demolli.
Performancën e shumicës së grave deputete në Kuvendin e Kosovës Demolli e vlerëson me notë pozitive, duke marrë parasysh pengesat e shumta me të cilat ballafaqohen ato, citon gazeta “Zëri”.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, thekson se është e rëndësishme që prezenca e tyre në Kuvendin e Kosovës të sigurohet me vota dhe mbështetje. “Mendoj se gratë për çdo ditë e më shumë e kanë bindur elektoratin edhe votuesin se ato duhet të jenë në Kuvend jo për kuotë, por për shkak se kanë qenë vërtet në nivel të detyrës”, është deklaruar Deliu.
Sipas saj, pavarësisht këtij hovi që kanë marrë gratë në përfshirjen e tyre në vendimmarrje prapë fuqia më e madhe u mbetet burrave.
“Ne duhet të bëjmë përpjekje që përmes punës dhe angazhimit të sigurojmë përfshirje në institucione të Kuvendit, gjithmonë duke e arritur atë me përkushtim dhe me punë”, ka përfunduar deputetja Deliu.
Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë ka 39 deputete, një më pak se në mandatin e kaluar, potencon deputetja nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










