Lajme

Një politikan shqiptar pagoi 3 mijë euro një prostitutë

Gazetarja Klodiana Laja, tregoi në emisionin “Opinion” se si një prostitutë, i kishte rrëfyer se një politikan shqiptar e kishte paguar atë 3 mijë euro vetëm për një natë

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, duke gjurmuar hajnat që kishin grabitur një bankë në qendër të Tiranës, ranë në gjurmët e një rrjeti të sofistikuar të prostitucionit. Mes atyre që u perceptuan ishin edhe shumë emra të njohur që njihen edhe si femra në karrierë, njoftojnë mediat shqiptare.

Madje Klodiana Laja, gazetare e “News 24” tregoi mbrëmë në emisionin “Opinion” se si një prostitutë luksi, i kishte rrëfyer se një politikan e kishte paguar atë 3 mijë euro vetëm për një natë.

Kjo ka ndodhur pasi prostitucioni në Shqipëri është rikthyer në vëmendjen e shqiptarëve pas zërave për legalizim. Aktualisht, “mishi i bardhë” funksionon shumë mirë duke prodhuar gjithashtu edhe të ashtuquajturat “prostitutat e luksit”.