Lajme
Taksisti shqiptar, adhuruesi më i flakët i Trumpit në Ballkan
Kolgjegja ka thënë se, në rast se kur Trump si president i ri do ta marrë postin në dorë, ai do të shkojë para selisë së kryeministrit Rama dhe do t`i ndezë 200 raketa, fishekzjarrë
Në mesin e shqiptarëve, shumica konsiderohet se në rivalitetin në mes të Donald Trump dhe Hilary Clinton, votën do t`ia jepnin kësaj të fundit. Kjo, sigurisht falë mbiemrit të njohur Clinton, por edhe faktit se Trump-in e ndjek nami prej ekstremisti.
Por për Uljan Kolgjegjajn, shqiptarin 37 vjeçar, taksist në Tiranë, nuk ka asnjë dilemë: ai është krejtësisht i sigurt se Donald Trump do të jetë presidenti i radhës në SHBA, shkruan spiegelonline,de. Dhe, jo vetëm kaq: taksisti shqiptar duket të jetë adhuruesi më i madh në Ballkan i kandidatit kontrovers për Shtëpinë e Bardhë. Por kjo preferencë e tij ka arsye krejtësisht konkrete: Qëkur Kolgjegja ka ngjitur në makinën e tij portretin e Trumpit, atij i është ngritur në maksimum qarkullimi dhe fitimi si taksist. Kaq shumë para ai nuk ka fituar kurrë ndonjëherë më parë, thotë 37 vjeçari.
Ideja për të ngjitur portretin e kandidatit republikan, UIljanit i kishte lindur kur kryeministri Rama kishte deklaruar se Trump paraqiste rrezik serioz për marrëdhëniet shqiptare-amerikane, transmeton albinfo.ch. “E lus zotin që populli amerikan të mos e zgjedh Trumpin për president”, kishte thënë Rama, një deklaratë që kishte ndijuar për një ftohje të vogël mes dy vendeve. Por, Rama kishte qenë këmbëngulës. Sipas tij, Trump po e shfrytëzon në mënyrë të paturpshme faktin se disa njerëzve u mungojnë informacionet dhe arsimimi për religjionin.
Por taksisti Kolgjegja ka një mendim tjetër. Sipas tij Trump do t`i sjellë gjithë botës një shpresë të re dhe çdo gjë do ta kthejë nga e mira. Demokratët si presidenti në detyrë Barack Obama dhe kandidatja për presidente Hillary Clinton nuk krahasohen me të. “Shikojeni njëherë botën. Përplot luftëra. Obama dhe Clinton nuk kishin bërë asgjë për të ndryshuar këtë gjendje, përcjell albinfo.ch. “Trump do ta ndryshojë këtë”.
Kolgjegja ka thënë se, në rast se fiton Trump, kur ky pra si president i ri do ta marrë postin në dorë, ai do të shkojë para selisë së kryeministrit Rama dhe do t`i ndezë 200 raketa, fishekzjarrë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











