Lajme
Ankaraja e Irrituar me Shqipërinë për shkak të Gulenit
Ankaraja zyrtare është pezmatuar edhe me Qeverinë e Shqipërisë, e cila po i bën “hyzmet” mbështetësve të Gulenit dhe organizatës së tij të quajtur FETO
Përveç ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila po i bën strehim Fetullah Gulenit, armikut të përbetuar të presidentit turk Recep Tajip Erdogan, Ankaraja zyrtare është pezmatuar edhe me Qeverinë e Shqipërisë, e cila po i bën “hyzmet” mbështetësve të Gulenit dhe organizatës së tij të quajtur FETO.
Në një intervistë për Top Channel në muajin gusht, ambasadori turk Hidayet Bayraktar deklaroi se Ankaraja priste nga qeveria shqiptare reagim lidhur me interesat financiare dhe investimet e Gulenit në Shqipëri. Por, kjo nuk ndodhi, madje Tirana zyrtare fillimisht ia dha tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, për një periudhë 30-vjeçare dhe me një vlerë 596.1 milionë euro një kompani, që sipas Ankarasë është afërt me kompaninë FETO.
Fetullah Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritur një organizatë paralele me shtetin turk, e cila ka lidhje me biznese dhe kompani me interesa në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Amdje kjo organizatë-FETO, akuzohet nga Erdogan se ka përgatitur grusht shtetin dy muaj më parë.
TCH ka mësuar pak kohë më parë se, në rrugë diplomatike, shteti turk iu ka dorëzuar autoriteteve shqiptare një dokument “non paper”, pra një letër pa kokë, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet një konsorcium turk, i cili sapo kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës.
Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhur në kohën që “Vendeka” kishte fituar këtë tender, e në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzënie të interesave të Gulenit nga Shqipëria.
Thuhet se qeveria shqiptare i ka rezistuar këtij presioni, sidomos për investime delikate që lidhen me shërbime me cilësi ndaj qytetarëve në sektorë të rëndësishëm, ku ky shërbim publik çalon në cilësi. Por duket se akuzat për firmën “Vendeka” kanë qenë të detajuara dhe kanë marrë vëmendjen e qeverisë.
Letra, të cilën Top Channel e disponon në versionin e saj të plotë, akuzon lidhjet e pronarit të “Vendeka Bilgi Teknolojieri”, Ismail Meral, me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij “FETO”, të cilësuar si terroriste nga ky dokument.
I njëjti dokument, dorëzuar autoriteteve shqiptare, citon emrin e Baki Kuran, drejtorit të përgjithshëm të “Vendeka”-s, si pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Filipine në shtator të vitit 2013, ku Fetullah Gulen mori çmimin si kontributor për paqen.
Akuza më e rëndë e dokumentit të Ankarasë është për Husein Kizmaz, drejtorit të Rajonit të Paqësorit për firmën “Vendeka”, i cili akuzohet nga ky dokument si personi që ka blerë kamerat, me të cilat u spiunuan djemtë e Erdoganit dhe të afërm të tij, që të përdoreshin për planet e organizatës “FETO” të Gulenit dhe aksionet e saj intimiduese.
Bëhet fjalë për ngjarjet e 17 dhjetorit 2013, ose ajo që nga Erdogan është cilësuar si grushti juridik i shtetit ndaj tij, kur me dhjetëra zyrtarë, ministra, djem ministrash, të gjithë të afërt me Erdoganin, u arrestuan apo hetuan lidhur me një shkelje të mundshme të embargos ndërkombëtare ndaj Iranit, për naftë dhe gaz.
Sipas letrës, edhe pronari i “Vendeka”-s, pas këtyre ngjarjeve ndaloi ardhjet në Universitetin “Hacetepe” në Ankara.
Ajo që ka ndodhur menjëherë pasi kjo letër denoncuese e shtetit turk për firmën “Vendeka”, që kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, dihet. Tenderi u anulua dhe zyrtarisht iu gjetën shkelje të mëdha, ndaj dhe ai iu dha një konsorciumi tjetër shqiptar.
Tenderi ishte akti i parë publik që anulohej pas dorëheqjes së ministrit të Transporteve, Haxhinasto, por burimet i thanë Top Channel se dy ngjarjet kanë pak, ose aspak lidhje. Lidhja e vetme është mes letrës së Ankarasë dorëzuar autoriteteve shqiptare, si dhe akti i parë i suksesshëm i asaj që mund të quhet fillimi i hakmarrjes së Erdogan, ndaj bizneseve turke dhe interesave të tyre në Shqipëri, të lidhura me Fethullah Gulen.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










