Lajme
Rreth 400 mjekë dhe infermierë u larguan nga Kosova
Shumë mantelbardhë nga Kosova po i japin fund kontratës së punës duke kërkuar punësim jashtë vendit. Gjermania mbetet destinacion për ta
Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë deri me tani rreth 400 mjekë dhe infermierë nga Kosova, janë larguar nga vendi dhe po ushtrojnë profesionin në vendet e Evropës. Për shumë nga manlerbardhët nga Kosova, pikë referimi mbetet Gjermania e cila ka deficit të mjekëve dhe infermierëve.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se interesimi për të punuar jashtë vendit në sektorin shëndetësor po shënon rritje. Shumë nga mjekët dhe infermierët kanë gjetur vend pune në institucionet publike shëndetësore të këtij vendi.
Njëra nga të interesuarat, njëherësh studente e infermierisë, tregon arsyet pse do ta lëshojë Kosovën. “Arsyeja pse kemi ardhur të studiojmë në “Qeap Hemirer” është që të shkojmë të punojmë jashtë, kjo ka qenë edhe arsyeja e ime dhe e shumë kolegeve të mia. Për shkak të pagës dhe mungesës se vendeve të punës që ofron Kosova”, thotë ajo.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, i ka thënë Radio Kosovës se aktualisht në vendet e BE-së ka një numër të madh të punëtorëve shëndetësorë. Por, Sadiku po shpreson se ata do të kthehen prapë në vendin e origjinës dhe eksperiencën e tyre ta bartin në Kosovë.
Ndërsa këtë javë në Kosovë u inaugurua Programi Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, të organizuar nga “Qeap-Heimerer”, i cili ofron punësim për 250 infermierë të rinj nga Kosova në Gjermani. Ky program për Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është një imazh i mirë për Kosovën.
Sipas tij, këtë herë kosovarët nuk po shkojnë si azilkërkues, por si profesionistë shëndetësorë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













