Sport
FC Kosova në një ndeshje me raste të dështuara
Në ndeshjen si mysafir në Dulliken, Kosova edhe pse e dominoi ndeshjen, nuk ia arriti që këtë dominim ta shndërroj në gola
FC Kosova kthehet me vetëm një pikë në Zürich. Gjatë ndeshjes u krijuan raste shumë të mira shënimi, por që të gjitha nuk u realizuan. Rezultati përfundimtar mbeti 0:0.
Kosova sikur edhe javën e kaluar filloi ndeshjen furishëm. Qysh në minutën e 5-të Gjergji pati një rast të pastër, mirëpo gjuajtja e tij përfundoi pran shtyllës së majtë. Pak më vonë, në minutën e 10-të Gjergji e gjeti Maliqin në shtyllën e dytë.
Maliqi gjuajti vole dhe dështoi të shënonte për mysafirët. Kështu vazhduan tutje, rast pas rasti, por që të gjitha nuk u shfrytëzuan. Edhe për ekipin nuk ishte edhe lehtë të luhej. Fusha nga larg dukej e mirë, por ishte jo e rrafshët, kështu që nuk mund të luhej me pasime të shkurtra.
Edhe topi i lojës ishte i jashtëzakonshëm, ishte shumë i keq dhe drejtimi i fluturimit nuk mundë të vlerësohej fare. Kështu që të gjitha përpjekjet që të shënohej nga distanca, po ashtu dështuan.
Alban Hotnjani në minutën e 22-të dhe Sokol Maliqi në minutën e 31-të tentuan në këtë mënyrë, por pa sukses. Në minutat 39 dhe 44 edhe Gojart Gjergji dështoi dy herë. Alban Hotnjani e shërbeu dy herë.
Edhe pjesa e dytë ishte tregim i shkurtër. Një dallim kishte megjithatë. Pas 10 minutash fazë orientimi, Kosova e shtoi presionin dhe krijonte rastet nga minutat në minutë.
Sulmuesit e Kosovës Sokol Maliqi, Gojart Gjergji, Alban Hotnjani, por edhe të tjerët hynin vazhdimisht në 16-shin e kundërshtarit. Por topi sot nuk deshi të gjej rrugën në rrjetë. Pjesërisht për shkak të ngathtësisë dhe pjesërisht për shkak të fatit, rezultati mbeti 0:0.
Pas barazimit shtrohet pyetja, një pikë e fituar apo dy të humbura. Kësaj radhe, janë dy pikë të humbura. Kosova duhet të gjej fajin te vetvetja, rastet e parealizuara dhe loja jo e fituar.
Në fund të kësaj jave zhvillohet derbi i radhës. Kosova është mysafir në Allmend Brunau dhe takohet me ekipin e re të Red Start. Me siguri se do të zhvillohet një ndeshje e mirë dhe emocionale. Ndeshja zhvillohet të shtunën me 21 maj 2011 dhe fillon në ora 16.00.
Raporti i ndeshjes : FC Dulliken – FC Kosova 0:0
Shikues: 350
Formacioni: Kosova: Besnik Zukaj, Edmond Kabashi, Jeton Jakupi, Fidan Bajrami, Shpend Latifi, Ardian Laski (80. Flamur Kallaba), Mikel Lazri, Meriton Kelmendi, Gojart Gjergji, Alban Hotnjani dhe Sokol Maliqi.
Në bankën rezervë: Arsim Bunjaku, Mehmet Hasani dhe Kastriot Haliti.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













