Lajme
Në Kosovë, lindin më shumë djem se vajza
Në bazë të regjistrimit të popullsisë, del se raporti gjinor në mes vajzave dhe djemve është 105 djem për 100 vajza të lindura. Në Kosovë është 112 djem për 100 vajza
Raporti i fundit që ka nxjerrë UNFPA, Agjencia e Statistikave të Kosovës si dhe INDEX Kosova, ka rezultuar se në Kosovë brenda vitit lindin më shumë djem se sa vajza. Kjo siç thuhet ndodhë pasi që shumë gra sapo ta kuptojnë se e kanë vajzë barrën, abortojnë. Kështu ka thënë Visare Mujku Nimani, udhëheqëse e këtij hulumtimi të UNFPA-së në Kosovë.
Sipas saj, në bazë të regjistrimit të popullsisë dhe hulumtimit, del se raporti gjinor në mes vajzave dhe djemve që normalisht është 105 djem për 100 vajza të lindura, në Kosovë është 112 djem për 100 vajza të lindura.
“Në hulumtimin që ne kemi bërë, është parë kronologjikisht diskrepancë mes vajzave dhe djemve në Kosovë, që ndikon që kemi preference më shumë ndaj djemve, e që nënkupton se ka aborte selektive në Kosovë. Edhe vendet e Ballkanit, por edhe Kaukazi, Armenia. Gjeorgjia etj, kanë diskrepancë gjinore, por Kosova, në krahasim me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, prin në këtë aspekt”, ka thënë Mujku, citon REL.
Në këtë studim, në mesin e shumë vendeve tjera është përfshirë edhe Shqipëria, dhe Mali i Zi, ku thuhet se këto vende kanë arritur nivelin 110-111 djem në 100 vajza.
Ndryshe, Kosova ka në fuqi Ligjin për abortin, i cili parasheh që pas javës së 10, aborti mund të kryhet vetëm në raste specifike, por assesi për përzgjedhje të gjinisë. Por, në Klinikën gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtoresha Myrvete Paçarada ka thënë se gjatë vitit 2015, në këtë institucion kanë lindur 4,817 djem, ndërsa 4,227 kanë qenë vajza.
Sipas Paçaradës, në Klinikën gjinekologjike, nuk vërehet ndonjë diskrepancë mes lindjeve gjinore.
“Diku 10 për qind diferenca gjinore në lindje dhe ajo mund të tolerohet. Ne jemi në korniza të normales, andaj nuk ka dyshim se po bëhet abort selektiv. Edhe me ligj është i ndaluar seleksionimi i aborteve, por edhe caktimi i gjinisë me IVF është i ndaluar me ligj”, ka deklaruar Paçarada.
Ali Krasniqi, kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se preferenca e lindshmërisë ndër vite në Kosovë, është në favor të djemve, duke u bazuar, siç thotë ai, në statistikat që ata i posedojnë.
Krasniqi përmend faktin se, Kosova ka më shumë femra rezidente, e që siç thotë ai, kjo po ndodh për shkak të lëvizjes së popullsisë në vendet e Bashkimit Evropian e më gjerë, kryesisht të gjinisë mashkullore.
“Në popullsinë rezidente kemi një ndryshim. Ne kemi publikuar edhe vlerësimin e popullsisë në vitin 2015, për arsye se kemi një lëvizshmëri gjatë fundit të vitit 2015 dhe fillimi i 2016 jashtë Kosovës, dhe në kuptimin e strukturës gjinore tash raporti ka ndryshuar në favor të femrave. Pra, kemi një numër më të madh të femrave rezidente në Kosovë për arsye të lëvizjes”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











