Lajme
Ish-kryetari i Gjilanit dhe 38 të tjerë akuzohen për korrupsion
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 39 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim te organizuar dhe korrupsion
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 39 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar dhe korrupsion. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe disa zyrtarë tjerë të kësaj komune.
Sipas një njoftimi, të pandehurit akuzohen pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, për krim të organizuar; shpërdorim të pozitës zyrtare dhe keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi.
Të pandehurit janë: Q.M, H.D, V.G, Q.S, I.R, M.N, M.K, H.M, F.H, D.B, A.H, R.M, S.Sh, G.K, Sh.Q, M.C, I.F, B.M, H.I, F.O, H.A, S.Xh, Q.L, E.B, A.M, N.S, Z.F, A.M, N.J, B.K, A.P, Rr.H, F.Z, S.I, N.M, M.A, B.G, A.A dhe A.S.
“Në mesin e të akuzuarve është edhe një ish kryetar komune dhe njëzet e tetë zyrtarë tjerë te asaj komune, si dhe dhjetë pronar apo përfaqësues të operatorëve ekonomik të caktuar. Sipas aktakuzës “zyrtarët duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, ndërsa të pandehurit tjerë duke vepruar si pronarë apo përfaqësues të këtyre operatorëve ekonomik, kanë ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për operatorin ekonomik tjetër, me rastin e ofertimit në aktivitete të prokurimit, pranë asaj komune”.
Sipas provave, të cilat i janë bashkëngjitur aktakuzës, ish kryetari i Gjilanit, ka koordinuar me veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit, përcaktimit të fituesit të tenderit, gjithmonë duke u dakorduar paraprakisht me tani të pandehurit më saktë pronarët apo përfaqësuesit e operatorëve ekonomik (bizneset) e cekura në aktakuzë.
Për më tepër, gjatë analizimit dhe trajtimit të hollësishëm të këtyre aktiviteteve të prokurimit në periudhën kohore 2008-2011 ka rezultuar se Qemajl Mustafa, duke ushtruar fuqinë e tij ekzekutive si kryetar i komunës ka koordinuar dhe ishte në dijeni për të gjitha këto aktivitete të prokurimit, krejt kjo bazuar në komunikimet e drejtpërdrejta dhe komunikimet përmes telefonit me menaxheren e prokurimit dhe me pronarët apo përfaqësuesit e këtyre bizneseve.
“Përmes menaxheres së prokurimit, ish kryetari, kishte fuqinë edhe sa i përket vendosjes së caktimit të anëtarëve të komisioneve për vlerësimin e ofertave dhe anëtarëve të komisioneve vlerësuese në aktivitete të ndryshme të prokurimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









