Lajme
Partia e Ali Ahmetit përshëndet deklaratën e Zaevit për dygjuhësi
Pas deklaratës së Zoran Zaev-it ka reaguar kreu i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski sipas të cilit dygjuhësia rrezikon nacionalitetin maqedonas
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur deklaratën e liderit të LSDM-së (Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë) Zoran Zaev i cili ditë më parë pohoi se me ardhjen e tij në pushtet, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare. Sipas zyrtarëve të BDi-së, dygjuhësi duhet të rirregullohet me kushtetutë.
“Unë mendoj se një deklaratë e tillë duhet të përshëndetet, por duhet të kemi parasysh çdoherë se statusi i gjuhës shqipe duhet të rregullohet sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit. Do të thotë gjuha shqipe duhet të ketë përdorim të plotë në tërë territorin e Maqedonisë”, deklaroi deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti.
Pas deklaratës së Zoran Zaev-it ka reaguar kreu i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski sipas të cilit dygjuhësia rrezikon nacionalitetin maqedonas.
“Dygjuhësia do të thotë bipopullatë Dygjuhësia do të thotë bikonstituim Dygjuhësia do të thotë dyshtetësi Personi më nuk është qesharak, ai është i rrezikshëm për interesat shtetërore dhe nacionale maqedonase. Dhe mos mendoni se nuk kupton çfarë flet, kupton dhe e di”, ka shkruar Dimovski.
Mllefin e Dimovskit, deputeti i BDI-së Rafiz Aliti e quan blof parazgjedhor.
“Deklarata të tilla çdoherë kemi pasur sidomos kur kemi të bëjë me periudhë parazgjedhore. Mendoj se edhe shefi i grupit parlamentar por edhe gjitha elitat politike në Maqedoni e kanë të qartë se statusi i gjuhës shqipe të rregullohet. Me rregullimin e statusit të gjuhës shqipe, nuk do të thotë se i cenohet e drejta dikujt tjetër apo ndonjë komuniteti tjetër, por e kundërta”, tha Aliti.
Ndryshe, ditë më parë, lideri i LDSM-së Zoran Zaev shprehu gatishmërinë e tij për zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj në të gjitha institucionet, raporton AlsatM.
“Zbatimi praktik i ligjeve që ekzistojnë në Maqedoni do të thotë zbatim i tyre praktik në favor të qytetarëve. Në Prilep ai që mëson shqip, edhe pse përqindja është e vogël, mund të fitojë të drejtën të mësojë në shkollë të muzikës në gjuhën shqipe, të shkruaj kërkesë në gjuhën shqipe”, deklaroi Zaev.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











