Lajme
Pasi ia heqin plumbin nga kofsha, Noizy shkon në koncert
Reperi nga Shqipëria Rigels Rajku (Noizy) dhe reperit kosovar, Ylber Abdullahu (Cozman) i kanë qëruar hesapet me alltia. Njëri ka përfunduar në spital e tjetri në burg
Gjuha arrogante dhe sharjet e vazhdueshme të rep-grupeve nga Kosova dhe Shqipëria që përdornin vazhdimisht nëpër këngë, përfunduar me përleshje të armatosur mbrëmë në Prishtinë. Më së keqi e pësoi Rigels Rajku (Noizy) dhe Denis Hajri (Varrosi), të cilën përfunduan në spitalin e Prishtinës. I pari mori një plumb në kofsh ndërsa tjerë u rrah keq.
Në përleshje është përfshirë grupi i reperit kosovar, Ylber Abdullahu, i njohur me emrin Cozman, i cili është arrestuar dhe po mbahet në polici në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Përfaqësues të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë treguar se dy pacientët i janë nënshtruar operimit, mirëpo njëri prej tyre ka refuzuar të qëndrojë edhe më tej në QKUK.
Avni Xhafa, ortoped në QKUK, ka thënë për “Indeksonline” se ishte Noizy i cili nuk dëshironte të qëndronte edhe më tutje në Klinikën e Ortopedisë. Ndonëse plumbi që kishte brenda trupit i është larguar nga mjekët, ai rrezikon që të ketë komplikime shëndetësore në të ardhmen.
“Plumbin ia kam larguar, e ka pas shumë thellë, në kofshë mbrapa. Pasi është kryer intervenimi ai është dashur të ndalet në spital dhe të përcillet gjendja pasi çdo trup metali, pavarësisht a është plumb apo diçka tjetër ai duhet të ndalet në spital dhe të përcillet”, thotë ai.
Më tej, Xhafa tregon se pasi është përfunduar operacioni gjendja e tij ishte stabile, mirëpo s’ka pranuar të qëndrojë në spital dhe se e ka nënshkruar vet refuzimin. Ai thotë se plumbi i është dorëzuar Policisë së Kosovës.
“Gjithmonë trupat e huaj metalik, e sidomos ato me armë zjarri, janë potenacil për ndonjë infeksion. Unë e kam njoftuar me gjitha komplikimet që mundet me i pas, ai e ka marrë mbi vete dhe ka thënë që “Përgjegjësia është e imja, dua të nënshkruaj vet largimin”. Me plagën në kofshë, Noizy ka shkuar në koncert në Ferizaj.
Ndërkaq, avokati Asdren Hoxha ka treguar se Cozman në deklaratën e tij në polici ka thënë se ka ndodhur një përleshje të cilën, “Cozman nuk e ka dëshiruar”.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











