Të ardhurat e larta të menaxherëve nuk do të taksohen
Sipas propozimit, për të ardhurat vjetore që kalojnë kufirin mbi 3 milionë franga duhej të vendosej një tatim plotësues

Parlamenti i Zvicrës, me një shumicë të ngushtë, ka vendosur sot kundër caktimit të një taksimi të ri të bonus-ëve në nivelin e pagave të menaxherëve. 97 deputetë kanë votuar kundër dhe 92 pro.
Me këtë vendim ai ka kundërshtuar propozimin e dhomës së kantoneve sipas të cilit, për të ardhurat vjetore që kalojnë kufirin mbi 3 milionë franga duhet të vendoset një tatim plotësues.
Pas këtij refuzimi, kundërpropozimi për “iniciativën kundër zhvatësve” të iniciuar tri vite më parë nga ndërmarrësi Thomas Minder i kthehet sërish komisionit përkatës të parlamentit.
Sikur edhe në debatet tjera, edhe kësaj here e djathta ishte kundër taksimit plotësues ndërkohë që e majta e konsideronte atë të drejtë. Përfaqësues nga SVP dhe FDP e konsiderojnë këtë si “plotësisht të papranueshëm” dhe dëmtues për ekonominë.
Ndërsa deputetë nga SP i kanë drejtuar kritika të djathtës për “zvarritjen me qëllim të shqyrtimit të iniciativës”, duke pasur frikë nga një referendum i mundshëm.
E-Diaspora
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju? Artisti më i rëndësishëm i alba Festival-it të këtij viti është Topic, një DJ me famë...
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”