Sport
Miqësorja me austriakët, test i mirë për Kombëtarën e Shqipërisë
Për albinfo.ch flasin Armand Duka, kryetari i Federatës Shqiptare, Erjon Bogdani dhe Bekim Bala
Ndeshja me Austrinë do të jetë test i mirë për Kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të përgatitjeve për Euro 2016 që do të fillojë në qershor.
Ekipi austriak ka mentalitet të njëjtë të lojës sikur edhe Zvicra.
Korrespondenti ynë Special nga Vjena, Bekim Dalipi ka intervistuar disa nga lojtarët para fillimin të ndeshjes.
Armand Duka, kryetari i Federatës Shqiptare tha për albinfo.ch se me këtë ndeshje miqësore me Austrinë, Shqipëria numëron 26 lojtarë, dhe seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të vendosë cilin nga lojtarët do ta marrë në Francë, dhe do të vedosë cilin nga lojtarët do ta kemi në fushë.
„E rëndësishme se kjo ndeshje do t’i shërbejë ekipit, do t‘i shërbejë trajnerit, por sigurisht është mirë të kemi edhe rezultatin e mirë.“, tha Duka
Për përfaqësuesen e Austrisë Duka thotë të jetë e njëjtë sikur ekipi i Zvicrës.
„Austria është shumë e fortë sikur edhe Zvicra, vetëm së është pa futbollistë shqiptarë. Dhe kjo do t’i shërbejë kombëtares që të testoj ekipin për përballjen e parë me Zvicrën në Evropianin 2016.
Edhe Erjon Bogdani, në rolin e vëzhguesit në kombëtaren shqiptare në një pronocim për albinfo.ch thotë se do të japin maksimumin në ndeshjen testues me Austrinë.
„Eshtë e rëndësishme që të gjithë lojtarët që të kenë paraqitje të mirë dhe kjo ka shumë rëndësi se do të shihet performanca e të gjithëve“, tha Bogdani duke theksuar se për çdo ndeshje ata futen me bindjen se do të korrin fitore, por sipas tij, më e rëndësishme është paraqitja e lojtarëve sesa rezultati.
„Edhe rezultati është i rëndësishëm sepse e mban lartë moralin e lojtarëve“, tha Bogdani.
Para ndeshjes u prononcua për albinfo.ch edhe sulmuesi Bekim Bala , në këtë ballafaqim do të japim maksimumin sikur në të gjitha ndeshjet Evropianit, u shpreh në hollin e hotelit Hamilton.
„Me këtë ndeshje do të masim formën e lojtarëve dhe do të konsolidojmë ekipin“, tha për albinfo.ch Bala.
Kjo miqësore që fillon në orën 17 e 30 me austriakët në stadiumin Ernst Happel në Vjenë zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Euro 2016 që do të fillojë në qershor.
Në Vjenë, ka prezencë jashtezakonisht të madhe të tifozëve shqiptarë nga Zvicra. Me dhjetëra vetura dhe atobusë po arrijnë vazhdimisht përballë stadiumit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje














