Sport
Ky është hoteli ku do të vendoset kombëtarja shqiptare në Vjenë
“Trajneri Gianni de Biassi, që udhëheq me kombëtaren ka krijuar një mbrojtje solide dhe trup lojtarësh të fuqishëm. Ata janë të rrezikshëm edhe jashtë vendit.", shkruajnë mediet austriake
Kombëtarja shqiptare do të niset sot për të arritur në Vjenë, ku “Luanët” kuq e zi do të luajnë nesër ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Austrisë.
Në “Happel Stadium” në orën 17:30 minuta djelmoshat e De Biazit do të nisin ndeshjen përgatitore për kampionatin evropian “Euro 2016”. Në këtë garë, Shqipëria do të jetë debutuese pas suksesit historik në grupin I kualifikues, ku zuri vendin e dytë, duke u renditur pas Portugalisë.
Për kombëtaren shqiptare, loja e nesërme do të jetë një test shumë i mirë për të matur forcën e ekipit, duke qenë se Austria është treguar një ekip shumë kompakt dhe i fortë gjatë fazës së kualifikimit, njofton “albinfo.ch”. Në anën tjetër, mediet austriake e kanë vlerësuar shumë lartë avancimin e kombëtares sonë dhe punën e madhe që është bërë gjatë viteve të fundit.
“Trajneri Gianni de Biassi, që udhëheq me kombëtaren nga 2011, ka krijuar një mbrojtje solide dhe trup lojtarësh të fuqishëm. Ata janë të rrezikshëm edhe jashtë vendit. Mjafton të shihet fitorja 0-1 me Portugalinë, apo ndeshja më Serbinë”, ka shkruar kurier.at
Sipas medieve shqiptare, kuqezinjtë, bashkë me delegacionin zyrtar që do t’i shoqërojë nga Shqipëria, do të vendosen në “Hilton Vienna”, i cili ndodhet në këtë adresë, në kryeqytetin austriak: “Am Stadtpark 1, 1030 Vienna, Austria”. Kjo rezidencë e përkohshme e kombëtares sonë ndodhet buzë Danubit, përballë “Airport Train Terminal” të qytetit.
Ashtu siç është paralajmëruar edhe nga shitja e biletave, pritet që shumë shqiptarë, nga Austria dhe vendet përreth, do të jenë të pranishëm në stadium për të i mbështetur heronjtë e kualifikimit në “Euro 2016”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











