Sport
Tenisti i vogël Artan Sadriji, ndonëse i lënduar, del i dyti
Artan Sadriji, tenisti i vogël me perspektivë nga Spreitenbach-u i kantonit Aargau po vazhdon rrugën e sukseseve. Në kampionatin e këtij kantoni, për të gjitha kategoritë e reja, të mbajtur ditë më parë, Artani, ndonëse i lënduar, ka zënë vendin e dytë. Ai llogaritej favoriti kryesor në kategorinë nën 14 vjet edhe nga njohësit e këtij sporti në Aargau, dhe për këtë ka shkruar gazeta «Aargauer Zeitung».
Pas Artanit, favoriti numër dy konsiderohej Denis Plüss, por ai në finale megjithatë fitoi, në një lojë pothuajse të barabartë me Artanin, njofton albinfo.ch.
Në garën në këtë kategori kanë marrë pjesë 28 tenistë.
Tenisti i ri me prejardhje nga Gjilani do të shkojë së shpejti në Barcelonë, Spanjë, ku ka siguruar vendin për të ushtruar një javë në Akademinë 4 Slam, një institucion prestigjioz i tenisit, në të cilin kanë ushtruar tenistët më të mëdhenj në botë, në mesin e të cilëve edhe Nadal.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














