Kultura
Rita Ora merr në mbrojtje refugjatët
«Unë jam e lindur në Kosovë dhe kur kam qenë vetë, njëvjeçe është dashur të iknim me prindërit dhe me motrën»; ka evokuar Rita para studentëve. «Ne kërkuam strehim në Britaninë e Madhe"
Rita Ora veç aktivitetit të saj muzikor po merr mbi vete edhe angazhime shoqërore. Ajo ka folur dje (më 9 mars) para studentëve në Londër me rastin e Ditës WE me ç`rast ka apeluar për solidarizim me refugjatët sirianë.
Duke qenë dhe vetë me sfond refugjatësh (si vajzë njëvjeçare ka ardhur nga Kosova në Londër) ajo bashkëndjen me dhimbjen e familjeve refugjate nga Siria që po vijnë në drejtim të Evropës, shkruajnë mediet angleze, transmeton albinfo.ch.
«Unë jam e lindur në Kosovë dhe kur kam qenë vetë, njëvjeçe është dashur të iknim me prindërit dhe me motrën»; ka evokuar Rita para studentëve. «Ne kërkuam strehim në Britaninë e Madhe”.
Fjala refugjat lidhet me shumë paragjykime dhe jo secili ndjehet mirë kur në afërsi të tij vendosen refugjatët. Disa njerëz gjykojnë negativisht mbi migrantët, e disa të tjerë, thjesht, nuk duan të merren me ta. Pikërisht sikur atëherë, kur ajo ka qenë vetë refugjate, edhe sot familjet e ikura preken nga probleme të njëjta: racizmi dhe indiferenca.
Ajo nuk ia ka harruar rrënjët e veta, shkruajnë më tutje mediet angleze, përcjell albinfo.ch. Rita Ora angazhohet prej vitesh për personat në nevojë ndërsa vjeshtën që shkoi ajo ka deklaruar se do ta ndërtojë një shkollë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














