Sport
Më 3 maj votohet për pranimin e Kosovës në UEFA
Nëse votimi do të jetë pozitiv, atëherë Kosova plotëson kushtet edhe për anëtarësim në FIFA. Në një rast të tillë, Kosovës do t`i mundësohet të luajë në kualifikimet për Botërorin 2018
Më 3 maj në Kongresin e UEFA-s do të votohet për pranimin e Kosovës në organizatën Evropiane të Futbollit. Në rast se pranohet, Kosova do të bëhet anëtari i 55-të i UEFA-s, shkruan portali në gjuhën angleze, sportskeeda.com, duke iu referuar deklarimit të një funksionari të organizatës në fjalë, të bërë sot. Fjala është për prononcimin e sekretarit të ri të përgjithshëm, Theodore Theodoridis.
Trupi ekzekutiv i UEFA-s pra do të votojë me 3 maj, për ose kundër pranimit të Kosovës. Nëse votimi do të jetë pozitiv, atëherë Kosova pritet të plotësojë kushtet edhe për anëtarësim me të drejta të plota në FIFA, që do të votohet po ashtu gjatë majit 2016, transmeton albinfo.ch. Në një rast të tillë, Kosovës do t`i mundësohet të luajë në kualifikimet për Botërorin 2018, shkruan portali në fjalë.
Serbia ka rezistuar kundër anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, shkruan sportskeeda.com
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












