Bota
Ministri gjerman, ultimatum BE-së për krizën e refugjatëve
Maiziere ka thënë se dy javët e adhshme janë vendimtare. Të gjitha vendet janë të pajtimit se kufiri i jashtëm i BE-së me Turqinë ka prioritet
Ministri gjerman i punëve të brendshme, Thomas de Maiziere ka ngritur presionin mbi shtetet tjera të BE-së në kuadrin e debatit konfliktuoz lidhur me krizën e refugjatëve. Ai madje ka shpallur një ultimatum prej 14 ditësh të cilit duhet t`i përmbahen shtetet në fjalë, për të përmbushur masat për të cilat janë marrë vesh për tejkalimin e krizës së refugjatëve.
Në emisionin e televizionit publik ARD “Bericht aus Berlin”, Maiziere ka thënë se dy javët e adhshme janë vendimtare. Të gjitha vendet janë të pajtimit se kufiri i jashtëm i BE-së me Turqinë ka prioritet. Dhe kjo nënkupton që angazhimi i Frontex-it, i NATO-s të shkojë në drejtim të kthimit të refugjatëve drejt Turqisë.
Në dy javët në vijim do të tregohet se sa efektive do të jenë këto masa. Ndryshe, duhet menduar për masa të tjera “evropiane”, ka thënë ministri gjerman. Në një rast të tillë duhet që mbrojtja e zonës së Shengenit të bëhet në kufij të tjerë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











