Sport
FC Besa “në koalicion” me politikanët shqiptarë të Zvicrës lindore
Në fushë, forcat i kanë matur edhe politikanët shqiptarë të Zvicrës lindore. Ekipi Kandidatët Shqiptarë ka qenë një bashkim i forcave politike SP, FDP dhe CVP
56 ekipe të Zvicrës lindore janë përballur të shtunën dhe të dielën në Sankt Gallen në turneun tradicional të futbollit të vogël të organizuar nga skuadra shqiptare, FC Besa. Në fushë forcat i kanë matur edhe politikanët shqiptarë të Zvicrës lindore. Ekipi Kandidatët Shqiptarë ka qenë një bashkim i forcave politike SP, FDP dhe CVP. Koalicioni i kandidatëve shqiptarë është pritur krah-hapur nga pjesëmarrësit e këtij turneu, duke ju dhënë kështu mbështetje për zgjedhjet kantonale që do të mbahen në fund të shkurtit.
Me mbi 300 lojtarë që janë aktivizuar në këtë turne, ka debutuar edhe një vajzë e re shqiptare. Adelina Muhagjeri është në kërkim të votuesve për finalen e 28 shkurtit apo zgjedhjet kantonale që do të mbahen në fund të këtij muaji.
Adelina ka mbrojtur ngjyrat e kuqe të socialdemokratëve bashkë me Arber Bullakajn dhe Isuf Sherifin duke marrë pjesë në këtë turne me ekipin “Kandidatët Shqiptarë”. Sulmuesi i tyre ka qenë nga radhët e FDP-së, kandidati Egzon Zhuta dhe mesin e ka mbajtur i riu i CVP-së, Veton Rasaj. Kandidatët Shqiptarë nga ky turne janë ndarë me dy fitore dhe dy humbje, por të kënaqur me pjesëmarrjen dhe mikpritjen që kanë gjetur në mesin e shumë pjesëmarrësve të tjerë.
“Si shqiptarë dhe për të mirën tonë, na duhet t`i përkrahim këta kandidatë dhe do t`i përkrahim duke i votuar”, thotë Gjergj Bibaj. „Unë dhe krejt rrethi ynë do të lobojmë në përkrahje të tyre“.
Kandidati SP-së Isuf Sherifi ka vlerësuar lartë organizimin e FC Besës duke ju shkruar një letër të hapur falenderuese.
FC Besa traditë mbi 20 vjeçare në organizimin e turneut Futsal
Finalja është zhvilluar të dielën në mbrëmje mes ekipit Ludovik GmbH dhe LH Cars, e cila u mbyll me fitoren e Ludovikëve me rezultat 2 -1.
Vendi i tretë i ka takuar të ekipit lojtarëve të emërtuar “Grejzat”, të cilët u dalluan me lojë të mirë dhe me Fair-Play duke u shpallur kështu ekipi më i disiplinuar.
Kupën e lojtarit më të mirë, organizatorët i ndanë finalistit të vendit të dytë, Rexhep Ibrahimit. Portieri më i mirë ishte prapë Boban Antiç, për të cilin u tha se po i rrëmben të gjithë trofetë.
“Turneu ka kaluar në një atmosferë të vërtetë sportive duke u dalluar me një rritje të madhe të ekipeve pjesëmarrëse, gjegjësisht plot 56 ekipe të ndara në dy kategori; futbollistë aktivë dhe ekipe të firmave”, deklaroi për albinfo.ch presidenti i klubit, Muhamed Krasniqi.
Sipas Krasniqit, klubi futbollistik “Besa” ka një organizim të mirë që dallon për vite me radhë nga atmosfera festive dhe emocionale në lojë. „Ne kemi mbi 40 sponzorë që mbështesin Besën si njëri ndër ekipet më të vjetëra shqiptare në historinë e futbollit kampional të Zvicrës“, shprehet kryetari i klubit.
“Fair-Play është mbi gjitha dhe kjo tani po shihet”, deklaron sekretari i Fc Besës, Kushtrim Koprani. Pjesëmarrësit janë vetëdijësuar dukshëm dhe luajnë futboll të pastër e pa ekcese, kultura e lojës në fushë ka ndryshuar shumë, sidomos tek futbollistët e rinj që pak a shumë i takojnë gjeneratës së tretë”, shprehet Koprani në bisedë me albinfo.ch.
Këta të rinj janë, sipas tij, po ashtu pasqyra e skuadrave shqiptare që luajnë në kampionatin zviceran duke treguar lojë të mirë dhe të disiplinuar. „Besa është skuadra e vetme në Zvicrën lindore të ligës së katërt që nuk ka pësuar asnjë humbje që pothuaj se një vit e gjysmë, kemi zhvilluar dhjetë lojë pa humbur“, thotë Koprani.
Kandidati i SP-së, poeti Isuf Sherifi shkruan mirënjohje publike
Të dashur miq, simpatizantë dhe mbështetës të kandidaturës sime.
Kam kënaqësinë, që në emër timin personal, të familjes sime dhe Komitetit Mbështetës, të falënderoj përzemërsisht KF “BESA” në St. Gallen, për mundësinë e dhënë që të jem edhe unë, së bashku me kandidatë të tjerë shqiptarë, gjatë dy ditëve të turneut bashkë me qindra futbolldashës, nga ku edhe tematizuam aktualitetet politike helvetike. Mbështetja e tyre është edhe një ogur i mirë për bashkëpunimet tona në të ardhmen. Për fund, kryesisë, si dhe organizatorëve të KF “Besa” ju uroj suksese të mëtejme në ngjarje të tilla sportive!
E-Diaspora
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë Dy diploma, një qëllim: Arkitektja shqiptare merr një titull tjetër akademik në Angli...
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor