Sport
Gjimshiti, zyrtarisht lojtar i Atalantës
Berat Gjimshiti është edhe zyrtarisht lojtar i Serisë A. Albinfo.ch informoi më parë se Gjimshiti është në prag të transferimit nga skuadra e FC Zurich në ekipin italian Atalanta. Dhe, kështu edhe ndodhi. Mbrojtësi kuqezi u prezantua këtë të hënë te skuadra e Atalantës. Gjimshiti, 22 vjeç, do të mbajë numrin 55, ndërsa lajmin për […]

Berat Gjimshiti është edhe zyrtarisht lojtar i Serisë A. Albinfo.ch informoi më parë se Gjimshiti është në prag të transferimit nga skuadra e FC Zurich në ekipin italian Atalanta. Dhe, kështu edhe ndodhi. Mbrojtësi kuqezi u prezantua këtë të hënë te skuadra e Atalantës.
Gjimshiti, 22 vjeç, do të mbajë numrin 55, ndërsa lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka deklaruar edhe vetë përmes faqës së tij zyrtare:
“Përshëndetje për të gjithë. Dua t’ ju njoftoj se që nga sot jam lojtar i ri i skuadrës italiane Atalanta. Jam i lumtur me skuadrën time të re dhe premtoj maksimumin për këtë fanellë për t’i arritur objektivat që kemi”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prishi me konsensus kontratën me ekipin zviceran të Zurihut që të gjejë një skuadër ku mund të luajë më shumë në mënyrë që të ketë mundësi të grumbullohet nga De Biasi në Euro 2016.
Me skuadrën e Zurihut Gjimshiti ka luajtur 135 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 6 gola.
Gjimshiti vitin e kaluar debutoi me fanellën e Kombëtares shqiptare në barazimin 0-0 me Danimarkën, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të eliminatorëve ai ishte një nga tre autorët e golave në portën e Armenisë.
E-Diaspora
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lozanës u mbajt një ceremoni përkujtimore me...
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza , 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë