Bota
Arrestohet një ekstremist islamik në Gjermani
Policia gjermane ka arrestuar një prej eksremistëve islamikë më të njohur nën akuzat se ai ka mbështetur një grup terrorist të huaj.
Prokurorët gjermanë njoftuan sot se kanë arrestuar 35 vjeçarin Sven Lau nën katër akuza për mbështetjen e grupit JAMWA me bazë në Siri.
Grupi në fjalë ka lidhje me Shtetin Islamik, raportojnë mediat gjermane.
I arrestuari Lau, dyshohet se ka rekrutuar luftëtarë për grupin si dhe ka ofruar mbështetje financiare dhe materiale. I konvertuar në fenë islame, Lau mori famë vitin e kaluar kur organizoi një forcë të quajtur “policia sharia” në qytetin gjerman Wuppertal.
Pjestarët e kësaj force me xhaketa portokalli patrullonin rrugët në përpjekje për të siguruar zbatimin e ligjit islamik, kundër klubeve të natës, bixhozit dhe muzikës.
Një gjykatë në qytetin Wuppertal të enjten e kaluar vendosi të mos ngrejë akuza kundër pjestarëve të grupit, vendim që ngjalli pakënaqësi në mbarë vendin
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














