Sport

Mavraj konfirmon vdekjen e babait

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka konfirmuar vdekjen e babait të tij. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është i pikëlluar me vdekjen e babait të tij. “Varrimi në Saradran të Komunës Istog me datë 04/03/2015 ora 16:00”, ka njoftuar Mavraj.

I menjëhershëm ka qenë edhe telegrami i ngushëllimit nga Armand Duka, presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit.

“Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së njeriut tuaj të dashur, më lejoni që në emrin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait tuaj. Në këtë moment të vështira për familjen Mavraj, ne të gjithë, si komunitet futbolli në Shqipëri, ndodhemi pranë jush, për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen. Sigurisht, që humbja është e rëndë e për ta kapërcyer, me ndihmën e Zotit, juve ju duhet shumë forcë dhe vullnet”, thuhet në telegramin e Dukës.