Kosova
Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës
Gjeneral Haziri vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po operojnë në Liqenin e Batllavës
Pjesëtarët e kërkim-shpëtimit të FSK-së po vazhdojnë operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.
Gjeneralbrigade Naim Haziri dje e vizitoi ekipin e kërkim-shpëtimit në ujëra të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, të cilët që nga data 25 gusht janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, pjesëtarët e angazhuar në operacion e njoftuan në hollësi gjeneral Hazirin për zhvillimet e këtij operacioni, si dhe për sfidat me të cilat po përballet ekipi i angazhuar i kërkim-shpëtimit.
Gjeneral Haziri vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po operojnë në Liqenin e Batllavës, për gjetjen e trupit të një qytetari, i cili ditë më parë ishte zhdukur në liqen.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












