Koronavirusi: çast pas çasti
Një aplikacion për gjurmimin e COVID-19 prezantohet nga Japonia

Japonia do t’i shtohet listës së vendeve që kanë prezantuar një aplikacion në telefon për gjurmimin e kontakteve në mënyrë që të monitorojnë dhe parashikojnë më mirë ecurinë e coronavirusit në arkipelag, pa mbledhur të dhëna personale, njoftoi sot qeveria.
“Është një mjet i rëndësishëm për të mbrojtur jetën tuaj, ju lutemi instalojeni atë”, kërkoi sot ministri i ngarkuar me luftën kundër pandemisë, Yasutoshi Nishimura në një konferencë shtypi.
Aplikacioni, i zhvilluar nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, do të regjistrojë në sajë të teknologjisë Bluetooth të dhëna të koduara nga telefonat e përdoruesve.
”Aplikacioni nuk do të regjistrojë të dhëna personale, të tilla si numrin e telefonit ose vendosjen, në mënyrë që të keni një ndjenjë sigurie për këtë çështje”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë