Kosova
Zvicra do të vazhdojë mbështetjen ndaj BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Qëllimi i takimit ishte avancimi i bashkëpunmit të ndersjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta, si dhe njoftimi i ambasadorit me zhvillimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe priorititet strategjike zhvillimore.
Mehmeti me këtë rast ka falënderuar shtetin zviceran për mbështetje të disa projekteve përmes, Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), duke u nisur nga programi që kontribuon në rritjen e qasjes në financa dhe përfshirjen financiare përmes rritjes së përdorimit të llogarive të transaksioneve dhe instrumenteve elektronike të pagesave, duke përmirësuar kështu edhe efikasitetin e pagesave me pakicë në vend dhe remitencave ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka shprehur kënaqësinë për kontributin që Zvicra ka dhënë në avancimin e punës së BQK-së, duke cekur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të programit, Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) ka ndihmuar Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në rishikimin e ligjeve dhe rregulloreve, duke përfshirë edhe kuadrin ligjor dhe rregulloret për ofrimin e shërbimeve të parave elektronike në Kosovë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor