Shkurt.ch
Zviceranët sot votojnë
Sot, në 12 kantone të Zvicrës mbahen votime ku votuesit do të përcaktohen lidhur me disa iniciativa popullore dhe ndërrime të ligjeve

Në Cyrih populli do të votojë lidhur me atë se a kanë të drejtë të pasurit të paguajnë më pak tatime. Po ashtu në këtë kanton do të votohet edhe për dy iniciativa, të cilat duan të kufizojnë ndihmën për të vdekur (eutanazinë), njofton drs.ch.
Ndërsa njëkohësisht në kantonet Bazel dhe Cyrih mbahen votime për ose kundër mësimit të dialektit (schweizerdeutsch) në institucionet parashkollore.
Kantoni Vaud ka në rend dite të votimeve të sotme përcaktimin e pagës minimale për të gjithë të punësuarit, ndërsa në Thurgau vota e popullit do të vendosë lidhur me heqjen e tatimit paushall për të huajt e pasur.
Qytetarët e kantonit Schwyz sot votojnë mbi një kushtetutë të re të kantonit, ndërsa ata të Urit, do të përcaktohen për ose kundër edhe një tuneli paralel në Gothard.
Gjeneva vendos sot për ndërtimin e 3000 banesave, ndërtim ky të cilin bujqit dhe ambientalistët dëshirojnë ta pengojnë. E veçanta e Gjenevës është se për herë të parë të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë me internet.
Njëkohësisht në kantonet Bernë, Thurgau, Vaud dhe Zug populli do të vendosë për politikën energjetike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar Francë: Humb jetën mërgimtari pas një aksidenti fatal ...
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz