Shkurt.ch
Zvicër: Prokurorët publikë, pa diplomë juristi!
20 për qind të të gjithë prokurorëve në kantonin Thurgau, ose 6 nga 35, janë laikë në fushë të drejtësisë
Një prokuror publik i qytetit Kreuzlingen të kantonit Thurgau, i cili doli në sipërfaqe në hetimet rreth rastit të ngordhjes së dy delfinëve në një park lojërash, ka nxjerrë në shesh një anomali të sistemit juridik të këtij kantoni.
Siç ka ardhur në përfundim emisioni 10vor10 i sf1, prokurori në fjalë është polic i kualifikuar por jo edhe jurist!
Për më keq, ky nuk është i vetmi. Madje 20 për qind të të gjithë prokurorëve në kantonin Thurgau, ose 6 nga 35, janë laikë në fushë të drejtësisë. Këtë e ka pohuar për 10vor10 edhe kryeprokurori i këtij kantoni, Hans-Ruedi Graf.
Gjashtë prokurorët në fjalë janë ish policë, ose mësues të vozitjes. Deri në fund të vitit 2010 këta prokurorë kanë bërë vetëm punët fillestare të hetimit dhe pastaj lëndët ua kanë kaluar kolegëve të tyre juristë.
Por, prej atëherë, pas një ndryshimi të procedurës penale, prokurori duhet ta udhëheqë lëndën që nga fillimi e deri në përfundim. Kjo nënkupton pra që laikët e drejtësisë të përfaqësojnë akuzën edhe në gjykata!
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










