Lajme
Zvicër: Varianti britanik, 50 për qind më vdekjeprurës se ai i vjetri
Nëse në valën e parë 15 për qind e të shtruarve në spitale transferoheshin në njësitë e kujdesit intensiv, tani janë 30 për qind
Gjithnjë e më shumë pacientë me Covid duhet të trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv për shkak të variantit të ri, britanik të virusit. Për këtë arsye, stafi shëndetësor është nën stres të vazhdueshëm. Kështu ka thënë Urs Karrer, zëvendës kryetar i Task Forcës Shkencore Federale Covid-19, sot, para mediave në Bernë.
Varianti britanik i virusit ka rreth 50 për qind më shumë gjasa të shkaktojë vdekje sesa varianti i virusit që mbizotëronte më parë, transmeton albinfo.ch. Gjithnjë e më shumë njerëz të shtruar në spitale po duhet të trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
Kështu, ai ka thënë se nëse në valën e parë 15 për qind e të shtruarve në spitale duhej të transferoheshin në njësitë e kujdesit intensiv, tani janë 30 për qind. Me variantin e ri të virusit, 50 deri në 60 vjeçarët gjithashtu janë shndërruar në grup rreziku. Shumë njerëz të sëmurë rëndë janë të moshave në mes 40 dhe 50 vjeç.
Stafi mjekësor në stres të vazhdueshëm
Stresi në stafin në njësitë e kujdesit intensiv është mjaft i lartë, ka thënë eksperti më tutje. Si ilustrim, ka shtuar ai, edhe operacione rëndësishme si heqja e tumorit duhet të shtyhen, transmeton albinfo.ch. Dhe sapo po zbutet situata në frontin e Covid-19, duhet të kompensohet numri i prapambetur i operacioneve, ka thënë Karrer. Kjo i mban punëtorët shëndetësorë nën stres të vazhdueshëm.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














