Kosova
LDK-ja merr vendim “për” pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të qëndrojë në seancën e thirrur më 9 shtator, ka deklaruar deputetja e këtij subjekti politik Jehona Lushaku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.
Ajo ka thënë se vendimin për pjesmarrje në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës e kanë marrë si grup.
“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj prandaj ne kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë të jetë e mundshme dhe institucioneve t’u kthehet funksionaliteti i tyre. Prandaj kemi vendosur që të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë institucione Kosovës”, ka deklaruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Deputetja Doarsa Kica – Xhelili para mbledhjes ka thënë se për të nuk hapësirë të marrë pjesë në një seancë që ka kaluar çdo afat kushtetues, teksa u shpreh se është e hapur për t’i dëgjuar kolegët nga Grupi Parlamentar.
Edhe deputeti Anton Quni ka thënë se do t’i dëgjojë kolegët dhe do të vendosë nëse do të marrë pjesë në seancë teksa deputeti Armend Zemaj ka deklaruar se për thirrjen e seancës konstituive është shkelur çdo afat kushtetues, porse sipas tij, këtë duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













