Shkurt.ch
Zvicër: Kandidati për deputet federal, me përshëndetje hitleriane
Ai në ish kampin nazist të përqendrimit Büchenwald, pranë krematoriumit, ka bërë përshëndetjen e Hitlerit, duke ngritur krahun lart
Kandidati për deputet federal nga partia e ekstremit të djathtë SD (Schweizer Demokraten), Jonas Schneeberger nga Berna ka dalë në një fotografi që e tregon atë në ish kampin nazist të përqendrimit Büchenwald, ku ai, fare pranë krematoriumit bën përshëndetjen e Hitlerit, duke ngritur krahun lart.
Këtë material ia ka dorëzuar policisë një punëtor i qendrës përkujtimore të Buchenwaldit. “Autoritetet më kanë siguruar se do të marrin masat e duhura”, ka thënë ai për gazetën “SonntagsZeitung”.
Ndërkaq, vetë Schneebergerka deklaruar se pendohetpër gjestin e bërë. Ai, thjeshtë “është shtyrë nga shokët” ta bënte këtë.
Në Gjermani, prezantimi me simbolikën naziste konsiderohet si delikt zyrtar dhe mund të ndëshkohet me masë burgu deri në tre vjet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











