Shkurt.ch
Zvicër: Buxheti i rritur i ushtrisë, kokëçarje për qeverinë
Disa nga ministrat, rritjen nga katër në pesë miliardë franga, po e shohin si sulm indirekt drejtuar departamenteve të tyre
Shtimi i shumës për buxhetin e ushtrisë, për të cilin kanë vendosur ditë më parë të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës, i ka shtuar kokëçarje qeverisë.
Disa nga ministrat, rritjen e këtij buxheti nga katër në pesë miliardë franga, po e shohin si sulm indirekt drejtuar departamenteve të tyre. Këto të fundit, për pasojë do të goditen nga masat e kursimit, shkruan drs.ch.
Ky shtim i buxhetit të forcave të mbrojtjes nuk mund të llogaritet në planet e financimit të viteve 2013 dhe 2015, ka thënë presidentja e vendit Micheline Calmy-Rey.
Para saj, ministrja Widmer-Schlumpf kishte kërkuar ndërrimin e ligjit, sepse vetëm kështu do të mundësohej përfshirja e blerjes së aeroplanëve luftarakë në buxhetin e shtetit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë








