Tematike
“Zalando” në Zvicër akuzohet për trajtim çnjerëzor të punëtoreve të logjistikës
Punëtorët ose punëtoret (sepse 96% të tyre janë femra) kanë ngritur zërin kundër diskriminimit, të cilit, sipas tyre, ato i nënshtrohen në mënyrë sistematike
Keni blerë ndonjëherë vesmbathje përmes shërbimit online, “Zalando”? Sigurisht që shumica do ta kenë bërë këtë dhe, një numër i konsiderueshëm kanë pasur rastin të kthejnë mallin e blerë. Kjo, për faktin se nuk u “ka rënë tamam” dhe sidomos për arsyen se kthimi (me postë) është falas, transmeton albinfo.ch. Kur jemi te kthimi, Zvicra është “kampione” në Evropë, ku “Zalando”, me bazë në Gjermani, ka kudo pikat e veta të liferimit.
Por, as blerësit më konsekuentë përmes Zalandos nuk e kanë menduar ndonjëherë se sa vuajtje u shkaktojnë qindra punëtoreve që punojnë në “Zewa Logistic Zentrum”, Solothurn, që shërben si qendra më e madhe logjistike e këtij shërbimi, për Zvicrën, shkruan 20minuten.ch. Punëtorët ose punëtoret (sepse 96% të tyre janë femra) kohët e fundit kanë ngritur zërin kundër diskriminimit, të cilit, sipas tyre, ato i nënshtrohen në mënyrë sistematike.
Kështu, dy punëtore, në kushte anonimiteti kanë radhitur një varg ankesash për trajtimin e keq që ua bën qendra. Ato janë ankuar se trajtohen si robër, u caktohen norma të papërballueshme pune dhe mbikëqyren rreptësisht nga shefat dhe më në fund, marrin një pagë nën mesataren, të pamjaftueshme për jetesën në Zvicër.
Dhe, problemin më të madh atyre ua shkakton në veçanti kthimi i rrobave që konsumatorët e pakënaqur e bëjnë pa shumë telashe. Ato duhet të merren me këto rroba (ose dhe këpucë etj.), t`i seleksionojnë, t’i kontrollojnë dhe t`i paketojnë sërish, përcjell albinfo.ch. Për një orë ato duhet ta bëjnë këtë veprim plot 41 herë, që për to është një ritëm i papërballueshëm.
Për më tepër, punëtoret në fjalë thonë se pamundësia për të përmbushur normën në fjalë u kushton me para, d.m.th. ato “paguajnë” nga xhepi i tyre për qejfin e konsumatorëve të pakënaqur dhe për punëdhënësin.
Edhe një përfaqësues i sindikatave (Unia) i lidhur në emision ka konfirmuar se të gjitha ankesat e punëtoreve qëndrojnë dhe trajtimi që u bëhet atyre është i padrejtë, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, punëdhënësit shfrytëzojnë rrethanat e vështira jetësore të grave/vajzave të punësuara aty, të cilat në shumicën dërmuese janë me prejardhje të huaj dhe që detyrohen ta pranojnë këtë punë në mungesë të ndonjë zgjedhjeje tjetër, më të mirë.
Nga ana tjetër, përgjegjësit e qendrës logjistike kundërshtojnë deklarimet e punëtorëve dhe thonë (në përgjigjet e tyre me shkrim) se trajtimi i punëtoreve është njerëzor dhe konform ligjeve në fuqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











