Maqedonia
Zaev: Kjo Qeveri e shpëtoi vendin nga lufta civile
Ai tha se Qeveria e tij e nxorri vendin nga një luftë civile që kishte mundur të ndodhte më 27 prill të 2017
Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për servisin publik TVM theksoi se qytetarët nuk duhet të harrojnë se çfarë bëri qeveria e kaluar, që sipas tij, ishte një bandë kriminale që 11 vjet udhëhoqi vendet me strukturat e saj.
Ai tha se Qeveria e tij e nxori vendin nga një luftë civile që kishte mundur të ndodhte më 27 prill 2017. “Kjo Qeveri e nxori vendin nga lufta qytetare që mund të ndodhte më 27 prill. Sot nuk kemi tensione ndëretnike, nuk kemi rrahje nëpër autobusë, nuk kemi probleme të tipit siç ndodhin gjatë 11 vjetëve të kaluara. E sollëm lirinë që çdokush mund të flasë lirshëm, të kritikojë dhe të propozojë”, theksoi Zaev.
Ai shtoi se tani do të tregojë se çfarë di në planin ekonomik, pasi që janë zgjidhur problemet ndërkombëtare, ndërsa vendi është para dyerve të NATO-s dhe BE-së. Zaev nënvizoi rritjen e rrogave dhe pensioneve, dhe se në të ardhmen do të bëjë edhe më tepër.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











