Maqedonia
Xhaferi: Nëse dështojnë liderët, Kuvendi i Maqedonisë do zhbllokojë KSHZ-në
I pari i kuvendit në Maqedoni është deklaruar në lidhje me zhbllokimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se në rast se dështon takimi me liderët, kuvendi do të zhbllokoj punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA ka theksuar se KSHZ-ja duhet patjetër formuar përderisa afatet për shpalljen e referendumit po afrohen.
“Që të them kur është dita e fundit për shpalljen e referendumit, duhet ta kem datën kur do të mbahet ai. Nuk jemi shumë të ngarkuar më këtë gjë, por 30 dhe 31 korriku apo 1 gushti është afati fundit. Sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhorë, procedurat mundësojnë që deri sa zgjat debati rreth propozimit dhe ndërkohë ka marrëveshje konsensuale mes partive politike nuk ka asnjë pengesë që propozuesi ta tërheqë propozimin dhe të mbyllet debati “, tha Xhaferi.
Pas formimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dhe para shpalljes së referendumit, marrëveshja me Greqinë do të publikohet në Gazetën Zyrtare, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse ligji nuk hyn në fuqi, cila është logjika e mbajtjes së referendumit? Nëse ligji është sjellë në Kuvend dhe llogaritet si ligj në fuqi, atëherë kur do të publikohet? Për këtë arsye jam duke udhëhequr një fushatë me të gjitha institucionet që veprimet të koordinohen dhe të mos u imponoj vendime me forcë. Do të jetë e logjikshme pasi që ligji do të jetë lëndë e referendumit. Në aspektin formalo-juridik ligji, edhe pse është sjell, nuk është në fuqi deri sa nuk publikohet në Gazetën Zyrtare”, shtoi kryetari Xhaferi.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











