Koronavirusi: çast pas çasti
Vuhan: Paraqitet një rast i ri me Covid-19
Në Vuhan të Kinës, qytetin prej nga është shfaqur për herë të parë pandemia e koronavirusit është raportuar edhe një rast i ri me Covid-19.
Ky është rasti i parë pas më shumë se një muaji.
Rasti është një nga 14 të infektuarit e ri të raportuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.
Pacienti, një burrë 89 vjeç, është në gjendje kritike dhe më parë kishte qenë asimptomatik përpara se të dilte pozitiv në testin për koronavirus.
Vendi ku banonte ky burrë, është vënë nën kufizime të rrepta, raportojnë mediat lokale.
Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga Covid-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtuar së fundmi kritikat kundër Kinës, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur koronavirusin kur është shfaqur për herë të parë në Vuhan dhe Hubei.
Në Kinë këto akuza janë hedhur poshtë.
Shtetet e Bashkuara nuk janë të sigurta sa i përket origjinës së koronavirusit të ri, ka thënë më 6 maj, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Ne nuk jemi të sigurt, ndonëse ka të dhëna të rëndësishme që tregojnë se ka ardhur nga një laborator”, ka thënë ai.
Më herët, Pompeo ka thënë se ka parë “shumë të dhëna” se virusi ka ardhur nga një laborator në Vuhan, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











