Kosova
Vuçiq: Takim në Paris nuk do të ketë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u takua në Berlin me një delagacion të Prishtinës, për t’u përgatitur për takimin në Paris, por takim atje nuk do të ketë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Vuçiq u tha gazetarëve në Minsk, ku po qëndron për vizitë, se ai e ka dërguar Gjuriqin në atë takim dhe se kjo nuk është sekret.
“Nuk ka asnjë sekret, është përgatitje për takimin në Paris. Marko Gjuriqin e kam dërguar atje (në Berlin) dhe kam thënë se Serbia do të jetë konstruktive dhe se duam vazhdimin e dialogut dhe heqjen e taksës. Por, shqiptarëve kjo nuk u bie në mend dhe nuk ka rezultate“, tha Vuçiq.
Qeveria e Kosovës deri më tash nuk e ka konfirmuar takimin në Berlin, të cilit iu referua Vuçiq.
Vuçiq tha se edhe gjermanët dhe francezët e kanë kuptuar se kush nuk dëshiron dialog dhe kush e frenon atë dhe “kush dëshiron që në vend të Evropës, dikush tjetër të merret me dialog”.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur qysh në vitin 2011, është ndërprerë në fund të vitit të kaluar, për shkak të taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.
Vuçiq këmbëngul se dialogu nuk do të vazhdojë pa heqjen e taksës, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën – edhe pse thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara.
Më 1 korrik në Paris është paralajmëruar mbajtja e një takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












