Shkurt.ch
Vritet një gazetare zvicerane

Tragjedi e re në Baden të Zvicrës: Një shtetas portugez, në mesnatën e së enjtes ka vrarë ish të dashurën e tij, një zvicerane 47-vjeçare. Pas aktit të kryer, ai ka bërë vetvrasje, përderisa tre bijat e zviceranes flinin në gjumë.
Pak pas mesnatës, një tragjedi e re familjare ka tronditur Zvicrën. Kësaj radhe në qytetin Baden, një shtetas 43-vjeçar portugez ka vrarë ish të dashurën e tij 47-vjeçare, e më pas ai ka bërë vetrasje. Në banesë kanë qenë duke fjetur tre bijat e viktimës.
Viktima, sipas mediave zvicerane ka qenë gazetare dhe adhuruese e verërave. Zëdhënësi i policisë Bernhard Graser ka deklaruar se nga të shtënat janë zgjuar tre vajzat e viktimës, të cilat në atë kohë kanë qenë duke fjetur, ndërsa nga ballkoni e hetojnë krimin e tmerrshëm.
Sipas të gjitha indikacioneve, bëhet fjalë për një delikt në lidhje dashurie, ka deklaruar mëtutje Graser. Fqinjët janë të shokuar nga gjakderdhja.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€