Vret gruan dhe “bën fajtor” kanunin
Vrasësi është ndjerë i lënduar në zemër për lidhjen jashtëmartesore të të shoqes dhe i është referuar edhe kanunit
Shqiptari nga St. Galleni, i cili në nëntor të vitit të kaluar kishte mbytur bashkëshorten e tij duke e shkelur me veturë, ka thyer heshtjen. Kosovari e ka shkelur me qëllim për ta vrarë, bashkëshorten e tij, e cila jetonte e ndarë nga ai. Për më tepër, ai e kishte goditur atë me mjet të fortë pasi që kishte mbijetuar shkeljen me makinë.
Ai, kishte pranuar vrasjen e bërë por gjatë dy muajve sa ndodhet nën hetime, nuk po tregonte motivin e vrasjes. Vetëm dje, sipas gazetës St.galler Tagblatt, 44 vjeçari ka treguar se cilat kanë qenë motivet që e kanë shtyrë të bëjë vrasjen.
Gazeta citon prokurorin e lëndës, Peter Morach, sipas të cilit vrasësi është ndjerë “i lënduar në zemër” për lidhjen jashtëmartesore në të cilën po jetonte gruaja e tij dhe, veç kësaj, ai i është referuar edhe të drejtës zakonore shqiptare, kanunit.
“Ai thotë se nga lidhja jashtëmartesore e gruas së tij e kishte humbur fytyrën dhe nderin. Kanuni i ka dhënë të drejtë atij që, për këtë arsye, të vrasë të shoqen”, ka sqaruar prokurori. Ky i fundit nuk ka mundur të thotë nëse vrasësi ka treguar shenja pendimi dhe po ashtu nuk ka thënë asgjë nëse ai gjendet nën masa të veçanta sigurie për shkak të rrezikut për vetëvrasje.
Por, Morach ka thënë se gruaja tashmë e ndjerë e kishte denoncuar edhe më parë burrin e saj për kërcënim me vrasje në rast se nuk e përfundon lidhjen e saj të dashurisë që po e mbante me një burrë turk. Por, me rastin e denoncimit, ajo nuk kishte treguar se arsye e kërcënimit kishte qenë lidhja e saj jashtëmartesore.
Prokurori po ashtu nuk ka mundur të thotë nëse vepra kualifikohet si vrasje e rëndë apo vrasje me paramendim. Ndërkaq ai ka thënë se dy fëmijët e familjes, të dy në moshën e adoleshencës, janë nën përkujdesje. Ata janë mirë, marrë parasysh rrethanat, por nuk mund të parashikohet se sa kohë do të vuajnë nga trauma e shkaktuar me rastin e vrasjes së nënës së tyre.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











