Shqipëria
Vrau pronarin e autolarjes, ekstradohet i riu nga Italia
Një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali për vrasje, është ekstraduar drejt vendit të vet. Keivi Hysa akuzohet për ekzekutimin e një pronari të autolarjes, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të 2015-ës në qytetin e Sarandës.
Sipas hetimeve, i riu Hysa në bashkëpunim me xhaxhain e tij dhe një person tjetër, fillimisht kanë goditur me sende të forta 32-vjeçarin Edmond Mehmeti. Por nuk janë mjaftuar me kaq, pasi një prej tyre ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Mehmetit, duke e lënë të vdekur, përcjell albinfo.ch.
Më herët për këtë ngjarje është prangosur edhe xhaxhai i të riut, 48-vjeçari Gani Hysa, pasi akuzohet se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me nipin e tij. Arrestimi i Hysës është bërë një vit më parë falë bashkëpunimit të Interpolit të Tiranës dhe Interpolit të Romës. Për 28-vjeçarin gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













