Tematike
Vrasja e dyfishtë mund të mos jetë “vrasje nderi”
Familja nuk kishte ndonjë kundërshtim lidhur me të dashurin e vajzës, i cili ishte po ashtu shqiptar. Ai ishte i pranuar edhe nga dorasi
Tri ditë pas vrasjes së tmerrshme, të dyfishtë në Einsiedeln, të të bijës dhe bashkëshortes, motivet e vrasësit vazhdojnë të mbeten të mjegulluara. Edhe pse e shpallur fillimisht si “vrasje nderi”, megjithatë, mediet zvicerane hedhin dyshime se kjo mund të mos jetë e vërtetë.
Kështu, gazeta “Tages Anzeiger”, duke iu referuar deklaratës së një shoqeje të ngushtë të vajzës së vrarë, shkruan se familja nuk kishte ndonjë kundërshtim lidhur me të dashurin e vajzës, i cili ishte po ashtu shqiptar. Ai ishte i pranuar nga familja, pra edhe nga dorasi.
Me këtë, motivi i vrasjeve bëhet edhe më i ndërlikuar. Madje, siç shkruan gazeta në fjalë, duket se babait vrasës, thjesht, për një çast, për shkaqe të pashpjegueshme mund “t`i jenë djegur siguresat” dhe ka kryer aktin mizor ndaj më të afërmve të tij.
Por, megjithatë, medie tjera, si blick.ch, bëjnë me dije se, kishte edhe më parë zëra se në shtëpinë ku kanë ndodhur vrasjet, kishte pasur zënka dhe zhurmë. Madje një fqinj anonim, para një viti paskësh thirrur policinë për shkak të zhurmave të dyshimta që kishin ardhur nga ajo shtëpi. Ai thotë se nga zërat që vinin, mund të mendohej se bëhej fjalë për konflikt jetë o vdekje.
Së paku tri herë e kishte vizituar policia familjen shqiptare. Herën e fundit nga mesi i javës së kaluar. Ndërkaq në polici nuk duan të tregojnë – për shkak të mbrojtjes së të dhënave – nëse kanë qenë ose jo në familjen fatkeqe.
Gazetat merren gjerësisht edhe me faktin se babai vrasës, Gani L., kishte punuar prej 25 vitesh si murator në manastirin e madh në Einsiedeln. Priftërinjtë përgjegjës për mbikëqyrjen e punës, e përshkruajnë atë si një njeri punëtor, të rregullt, të dashur dhe që nuk binte shumë në sy. Po kështu e përshkruajnë edhe kolegët e tij të punës në manastirin në Einsiedeln.
Fjalë të mira për Gani L., deri në çastin kur ai u bë vrasës, kishte edhe bukëpjekësi Urs Schefer, i cili para tri vitesh i kishte shitur shtëpinë shqiptarit nga Shkupi. “Ai të linte vazhdimisht përshtypjen se dëshironte më të mirën për familjen e tij”.
Fakti se ai punonte në një manastir, sipas priftërinjve në EInsiedeln, tregon se ai ka pasur qëndrim tolerant fetar. Me këtë, Tages Anzeiger provon të vejë në dyshim komponentin fetar të vrasjes.
Për më tepër, shkruan më tutje gazeta, vajza, tashmë e vdekur, nga mosha 15 vjeçare kishte ndjekur gjimnazin në manastirin e Einsiedelnit, që është manastiri më i njohur katolik në Zvicër.
Është në traditën e gjimnazit që mësimet në të t`i ndjekin edhe të rinjtë e fesë hebreite dhe myslimane , thotë padre Urban.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









