Koronavirusi: çast pas çasti
Volkswageni rinisi sot punën
Në një deklaratë, Volkswagen tha se 8,000 punonjës në qytetin e Wolfsburgut filluan ndërtimin e makinave, nën kufizime të forta të higjienës për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
1,400 makina priten të ndërtohen këtë javë. Ndërsa javën tjetër prodhimi do të përfshijë më shumë se 6 mijë automjete, rreth 40 për qind e niveleve të para krizës.
“Rifillimi hap pas hapi i prodhimit është një sinjal i rëndësishëm për fuqinë punëtore, tregtarët, furnitorët dhe ekonominë,” tha Ralf Brandstaetter, kryeshefi operativ i markës Volkswagen Passenger Cars, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
“Në drejtim të administrimit të krizës, ky është vetëm hapi i parë. Nevojitet një moment tjetër për të stimuluar kërkesën në Gjermani dhe në të gjithë Evropën në mënyrë që vëllimet e prodhimit të mund të rriten me sukses.”
Kompania ka zbatuar masa shtesë higjiene në fabrikë. Punonjësit pritet të kontrollojnë temperaturën e tyre në shtëpi çdo mëngjes, dhe të veshin uniformën që në shtëpi, në mënyrë për të parandaluar grumbullimin në dhomat e ndërrimit të fabrikës.
Shënjuesit në fabrikë do të ndihmojnë punëtorët të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash nga njëri-tjetri. Kur kjo nuk është e mundur, maska duhet të vishet për të mbrojtur hundën dhe gojën. Punonjësit do të kenë kohë shtesë për të dezinfektuar mjetet dhe sipërfaqen e punës.
Volkswagen filloi prodhimin në disa qytete gjermane në fillim të prillit dhe rifilloi prodhimin në Gjermani dhe Sllovaki në 20 Prill. Këtë javë kompania planifikon të rifillojë prodhimin në Portugali, Spanjë, Rusi, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut dhe nga 3 maj e tutje në Tenesi në Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










