Lajme
Veteranët e luftës paralajmërojnë protestë pas aktakuzave ndaj ish krerëve të UÇK-së
Ushtruesi i detyrës së kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, në një konferencë për media ka njoftuar se këshilli drejtues i kësaj organizate ka vendosur për organizimin e një proteste.
Për datën se kur do të mbahet protesta pritet të vendoset ditëve në vijim, ndërsa thirrja për protestë vjen pas zhvillimeve në vend.
Klinaku ka thënë se protesta do të jetë paqësore duke respektuar rekomandimet e Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për parandalimin e përhapjes së koromavirusit.
“Kryesia e diskutoi këtë situatë. Kemi pasë takime me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Vendosëm të organizojmë protestë. Për datën ju informojmë me kohë, por mund të konfirmoj që edhe nesër e kemi mbledhjen e këshillit drejtuyes, ku do të diskutohet për protestën”, tha Klinaku në një konferencë për media.
Ish-presidenti Thaçi, teksa ka njoftuar sot për aktakuzën e konfirmuar dhe dorëheqjen ka bërë thirrje që të mos organizohen protesta, raporton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










