Kosova
Veseli e Xhaferi paralajmërojnë seancë të përbashkët të dy kuvendeve
“Institucionet e Kosovës janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Shkup, ku është pritur nga homolog i tij, Talat Xhaferi.
Nga aty, Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë të dalin dhe të votojnë për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO në referendumin e 30 shatorit.
“Për Kosovën në këtë fazë është me rëndësi funksionaliteti i institucioneve tona në tërë territorin. Kemi situatë reale në veri, mirëpo edhe aty gjendja ka përparuar”, ka thënë Veseli.
I pari i Kuvendit shtoi se nuk do të lejohet që në marrëveshjen finale me Serbinë të ketë precedent negativ. Sipas tij, Kosova i ka humbur 3 vjet me Malin e Zi në mënyrë fare të panevojshme, prandaj nuk duhet të ndodhë e njëjta situatë edhe me Serbinë.
Ndërsa, Xhaferi ka thënë se nuk dëshiron të komentojë rreth idesë së shkëmbimit të territoreve.
Ai ka njoftuar se dy vendet do të intensifikojnë bashkëpunimin, duke paralajmëruar mbajtjen e një seance të përbashkët.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












